Rasti i tretë i vdekjes nga koronavirusi në Zvicër

Më datë:

Në Kantonin e Tiçinos është regjistruar sot rasti i parë i vdekjes nga koronavirusi. Bëhet fjalë për një burrë 80 vjeçar nga Mendrisoto, i cili ka jetuar në një shtëpi pleqsh. Kjo është vdekja e tretë në Zvicër që nga depërtimi i virusit të rrezikshëm.

Kantoni Tiçino, për shkak të afërsisë me Italinë, është prekur i pari nga koronavirusi.

Numri i të infektuarve në Zvicër tashmë ka arritur në 312 raste të konfirmuara plotësisht dhe 62 të tjera, për të cilat ka një rezultat pozitiv dhe pritet i dyti, ai referues.

Qeveria e Kantonit Tiçino ka ashpërsuar masat e mbrojtjes nga koronavirusi, duke ndaluar tërësisht vizitat në shtëpi pleqsh dhe në spitale.

Ndryshe, në gjithë botën deri më tani nga koronavirusi kanë vdekur mbi 4000 veta ndërsa janë të infektuar mbi 115.000 njerëz. Një lajm i mirë për fund: Rreth 62.800 të prekur nga ky virus ndërkohë janë shëruar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Nuk jemi kundër investimeve”, Berisha: zgjedhjet duhen përgatitur nga qeveri kujdestare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për...

Ndërpritet seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, GJKKO cakton datën e radhës

Është ndërprerë seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndërsa trupi...

Malaj: 121 kamera të reja në dogana për modernizimin e monitorimit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, drejtori i përgjithshëm i...

Bardhi: PD sjell në parlament zërin e qytetarëve që protestojnë

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi sot në Kuvend...