Rastet e konfirmuara globale me COVID-19 tejkalojnë shifrën 1.3 milionë

Më datë:

Sipas të dhënave nga Universieti John Hopkins me bazë në SHBA, rastet e konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë globin kanë tejkaluar shifrën 1.3 milionë.

Shifrat e mbledhura nga universiteti tregojnë se në botë janë konfirmuar gjithsej 1.309.439 raste të koronavirusit.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë globin, duke marrë jetën e mbi 72 mijë personave. Po ashtu nga virusi janë shëruar mbi 273 mijë persona.

Italia, Spanja dhe Franca vazhdojnë të jenë vendet më të prekura nga ky virus me më shumë viktima, por numrin më të lartë të rasteve të infektuara me koronavirus aktualisht e ka SHBA me rreth 350 mijë të diagnostifikuar pozitiv.

Shumë vende kanë kufizuar udhëtimet nga zonat më të prekura dhe kanë zbatuar bllokime pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli shpërthimin një pandemi dhe Evropën një epiqendër të re.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare...

Ish-ministri në fokus të SPAK, kërkohet rikthimi në burg i Lefter Kokës

Dy muaj nga vendimi i apelit të posaçëm që...

Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për Jurgis Çyrbjen

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin...

Emërohet zëvendësinspektorja e Lartë e Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi procedurën për përzgjedhjen...