7.5 C
Tirana

Rast frymëzues, fëmijët mbledhin 41 mijë euro për të uriturit

Më datë:

Rreth 80 përqind e popullsisë në Jemen po vuan nga uria, dhe njerëzit kanë nevojë për ndihma humanitare për të mbijetuar.

Me të drejtë kjo situatë është konsideruar si kriza më e madhe humanitare në botë, të paktën për momentin, nga organizata UNICEF.

Por ajo që ka bërë bujë në mediat e huaja në lidhje me këtë, është veprimi i dy djemve 6-vjeçarë në Angli, të cilët arritën që të mblidhnin 41 mijë euro pë rata që vuajnë nga mungesa e bukës.

Ata janë Ayaan dhe Mikaeel, nga Britania e Madhe, të cilët u ndihmuan nga qytetarët anglezë për shumën që mblodhën.

“E nisëm këtë, sepse Jemeni nuk ka ushqim, ata pijnë ujë të papastër dhe nuk kanë shtëpi ku të jetojnë. Ata janë të sëmurë dhe të varfër”, tha njëri nga djemtë.

“Kam menduar se mund t’i mbledhim 100 funte, sepse nuk e kam ditur se aq shumë njerëz do të vijnë në shtëpinë time dhe se do të blejnë aq shumë gjëra”, tha vogëlushi tjetër, raporton BBC.

Për shkak të konfliktit të vazhdueshëm politik dhe ushtarak, dhjetëra mijëra njerëz në Jemen kanë humbur jetën dhe miliona të tjerë janë të rrezikuar nga vdekja prej urisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Alarm në Bashaj dhe Matogjin të Vlorës: Rrëshqitja e tokës rrezikon banesat

Situata në fshatrat Bashaj dhe Matogjin po përkeqësohet orë...

Rinovimi i dokumenteve të identifikimit në çdo zyrë IdentiTek, pa kufizim nga vendbanimi

Tashmë qytetarët mund të rinovojnë dokumentet e identifikimit në...

Berisha: Populli iranian drejt fitores mbi diktaturën teokratike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu sot mbështetjen...

Kosova optimiste për play-offin e Botërorit 2026, vlerësohet trajneri Foda

Kombëtarja e Kosovës në futboll po vlerësohet pozitivisht për...