10.5 C
Tirana

Rinovimi i dokumenteve të identifikimit në çdo zyrë IdentiTek, pa kufizim nga vendbanimi

Më datë:

Tashmë qytetarët mund të rinovojnë dokumentet e identifikimit në çdo zyrë IdentiTek, kudo në Shqipëri, pa u kufizuar nga zona ku aplikuesi rezulton i regjistruar në gjendjen civile.

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu bëri të ditur sot se, me udhëzimin e ri, për të gjitha riaplikimet për pasaportë biometrike dhe kartë identiteti, (standarde ose të përshpejtuara), procedura mund të kryhet pranë çdo zyre aplikimi të IdentiTek në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht njësisë ku qytetarët janë të regjistruar në Gjendjen Civile.

Ky lehtësim synon të rrisë aksesueshmërinë dhe fleksibilitetin e shërbimit për qytetarët, si dhe reduktuar kohën e kostot e lëvizjes.

Nga ky ndryshim përjashtohen rastet kur pasaporta e fundit është aplikuar përpara vitit 2012.

Këto aplikime do të vijojnë të kryhen vetëm në zyrat sipas vendbanimit të qytetarëve, në përputhje me procedurat në fuqi.

Karta e identitetit tërhiqet pranë zyrës së aplikimit, ndërsa pasaporta biometrike pranë Drejtorisë Vendore të Policisë në qarkun ku bëhet aplikimi.

IdentiTek mbetet i angazhuar në përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve ndaj shtetasve shqiptarë, përmes zgjidhjeve që vendosin në qendër nevojat e tyre dhe lehtësojnë aksesin në shërbimet e identifikimit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Punonjësi i burgut shiste drogë të dënuarve, kamuflim si ambulant

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar arrest me burg për...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste me pistoletë, arrestohet 53-vjeçari në Tepelenë

Falë ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve profesionale të Policisë,...

Bezos kundër Musk për dominimin e internetit satelitor

Jeff Bezos do të konkurrojë me Elon Musk për...

Sot protesta kombëtare e PD-së, rrugët që bllokohen në Tiranë

Ashtu siç ka paralajmëruar kreu i Partisë Demokratike Sali...