Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla iu përgjigj sot pretendimeve të opozitës në Kuvend, në kuadër të raportimit të institucioneve të pavarura.
Balla sqaroi opozitën se Rregullorja e Kuvendit parashikon që pyetjet të depozitohen përpara seancës plenare.
“Interpretimi nga Berisha i kësaj çështje është sikur djalli të interpretojë Biblën. Këtë e kam për deputetët e rinj të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Pyetjet depozitohen përpara seancës. Madje, nëse doni, lexoni nenin 90 të Rregullores, ku thuhet: “… edhe në atë rast kur ti do t’i bësh pyetje Kryeministrit, pyetjet depozitohen përpara fillimit të seancës, dhe Kryeministri lexon pyetjen që i ka dhënë deputeti””, theksoi Balla.
Lidhur me seancën e sotme, ku raportojnë krerë e institucioneve të pavarura, Balla theksoi se është rënë dakord për 12 orë e gjysmë debat.
“Keni pesë orë në dispozicion që të flisni. Ndoshta ai njeriu aty (Berisha) nuk do që të flisni ju, është puna e tij, është strategjia e tij që të flasë vetëm ai. Ne jemi të gatshëm të fillojmë menjëherë diskutimin”


