14.5 C
Tirana

Rama: Universitetet kanë rritur kapacitetin financues jashtë buxhetit të shtetit

Më datë:

 Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Konferencën e Rektorëve, ku zhvilloi një bisedë të hapur me 40 rektorë të universiteteve publike dhe private mbi cilësinë e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në vend.

Në fjalën e tij, Kryeministri theksoi se sfida e përbashkët dhe themelore e sistemit universitar shqiptar mbetet, nga njëra anë, ndërkombëtarizimi i universiteteve dhe, nga ana tjetër, racionalizimi i burimeve dhe potencialeve.

Ai nënvizoi se në vitet e fundit ka ndodhur një ndryshim i rëndësishëm në qasjen ndaj financimit të arsimit të lartë, duke kaluar nga varësia e plotë ndaj buxhetit të shtetit drejt një modeli më të hapur dhe konkurrues.

Rama solli si shembull Universitetin e Tiranës, i cili, sipas tij, kryeson një grup universitetesh që kanë rritur ndjeshëm kapacitetet financiare jashtë buxhetit shtetëror, përmes projekteve dhe partneriteteve europiane.

Kjo, theksoi Kryeministri, ka mundësuar ndërtimin e skuadrave kërkimore, rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përfitimin nga fondet e Bashkimit Europian, duke sjellë një situatë të re edhe në rritjen e të ardhurave për pedagogët më aktivë.

“Sot Universiteti i Tiranës është në krye të një vargu universitetesh që e kanë rritur kapacitetin e tyre financues jashtë buxhetit të shtetit, duke faktikisht qenë në gjendje të ndërtojnë skuadra dhe të ndërtojnë projekte apo partneritete europiane dhe duke përfituar nga fondet europiane. Diçka që sigurisht ka rritur të ardhurat e pedagogëve më aktivë dhe patjetër që ka krijuar një situatë të re”, tha Rama.

Ai propozoi që në një takim të ardhshëm të zhvillohet një diskutim i hapur mbi këtë proces, me pjesëmarrjen e të gjithë rektorëve, përfshirë edhe ata të universiteteve private, me qëllim riorganizimin e sistemit universitar në një strukturë më kompetitive, më të besueshme dhe më të përgatitur për sfidat që sjell anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Kryeministri e cilësoi universitetin si aleatin më të rëndësishëm të institucioneve dhe të vendit në tërësi në këtë proces, duke theksuar se vëllimi i financimit dhe i projekteve të miratuara nga BE për Universitetin e Tiranës rritet nga viti në vit.

Ai nënvizoi se në garën europiane nuk ka trajtim preferencial për vendet joanëtare, por vlerësim të barabartë mbi bazën e meritës.

“Atje nuk të jep njeri bonus se ti vjen nga një vend që akoma nuk është i ambientuar. Atje vlerësohen të gjithë me të njëjtin kandar. Dhe në atë kandar pedagogët e Universitet të Tiranës, ata të cilët kanë hyrë në këtë proces vlerësohen në mënyrë të barabartë me pedagogët e universiteteve më të mëdha të Europës. Na duhet që ta vlerësojmë më shumë këtë kapacitet dhe ta vendosim në kushtet që të jetë më efikas në territor”, tha Rama.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Gjyqi i Ilir Beqajt për koncesionin e sterilizimit shtyhet, debate mbi provat dhe procedurat

Gjyqi i ish-ministrit Ilir Beqaj, i akuzuar në lidhje...

Balliu: Komuniteti evropiane pezulloi fondet për dixhitalizimin

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, deklaroi sot se...

Spiropali pritet nga homologu në Kiev: Shqipëria, mbështetje të palëkundur ndaj Ukrainës

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali,...

ANKARA – Turqia kundërshton ndërhyrjen ushtarake në Iran

Turqia kundërshton ndërhyrjen ushtarake kundër Iranit fqinj dhe beson...