Rama thirrje emigrantëve të investojnë në Shqipëri

Më datë:

Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria po punon për të krijuar lehtësime që qytetarët që kanë emigruar të kthehen në Shqipëri për të punuar dhe investuar.

Në podcasting “Flasim” ku zhvilloi një bashkëbisedim me dy bartender shqiptarë, Rama theksoi se qeveria po punon për krijimin e hapësirave në dy sektorë, ndërtimi dhe turizimi.

Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë: Ne jemi duke u përgatitur të hapim një dritare për emigrantët në fushën e ndërtimit e turizmit që është çmenduri të rish në ndërtim në Greqi dhe të mos vish këtu ku kërkesa është shumë e madhe për njerëz të kualifikuar.

Rama foli për paga konkurruese në sektorin e turizmit krahasuar me Greqinë dhe vendet e BE.

Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë: Pagujanë qera shumë më të rënda se këtu, taksa më tepër se këtu, paguajnë edhe më shumë për transport sa të shkojnë deri te vendi se këtu dhe nuk vijnë këtu ku praktikisht pagat janë njësoj si atje. Realisht janë njësoj si atje, konkurruese.

Prej disa vitesh qeveria shqiptare po punon për kthimin e emigrantëve shqiptarë në atdhe, duke ofruar paketa lehtësuese investimi në sektorë të ndryshme, por prioritet mbetet turizmi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Reforma territoriale në Fier, Balluku: Bashkitë e vogla kanë funksionuar

Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale u ndal në...

Shije & traditë kungull i pjekur në furrë

Është ndër ëmbëlsirat e veçanta dhe të shëndetshme që...

“Territorialja”, flasin krerët e bashkive në qarkun Elbasan

Komisioni për Reformën Administrativo-Territoriale zhvilloi dëgjesa me kryetarët e...

Festivali i këngës në Eurovizion

Pjesëmarrja e Izraelit në Eurovision,si në vitin 2024 ashtu...