Dëbora zbardh juglindjen, nuk ka vështirësi në qarkullim

Më datë:

Reshjet e dëborës gjatë natës kanë përfshirë të gjithë territorin e juglindjes. Në zonat malore intesiteti i reshjeve ka qenë mesatar, ndërsa në zonat fushore ka pasur reshje të pakta bore.

Në rrugët nacionale që lidhin Korçën me Kapshticën, Qafëthanën dhe Kolonjën nuk ka prezencë dëbore.

Rrugët drejt Dardhës dhe Voskopojës, në të cilat u ndërhy gjatë natës me mjete borëpastruese, qarkullohen normalisht.

Në Dardhë ka rënë 10 cm borë, në Voskopojë 5 cm. Gjatë natës temperaturat zbritën në -2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat e ditës janë në vlera pozitive.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha-mazhorancës: Raportin për integrimin e keni mbushur me mashtrime

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot në...

Po ndërtonin pa leje në një plazh në Sarandë, tetë të arrestuar

Policia e Sarandës vuri në pranga tetë persona të...

Rrëzohet kërkesa e PD për interpelancën për projektin “Smart City”, Balliu: Cenon sigurinë kombëtare

Nënkryetari i Komisionit të Punëve të Brendshme, Klevis Balliu,...

Balla: Rezoluta për integrimin u miratua me konsensus, të mos prishet puna e mirë e komisionit

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...