Rama: Ramë dakord që duhet bërë më shumë për investime të drejtpërdrejta në turizëm

Më datë:

Në konferencën e përbashkët me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kryeministri Edi Rama tha se dy vendet ranë dakord që duhet ë bërë më shumë për investime të drejtpërdrejta në turizëm.

Ndër të tjera Rama tha se ‘sa më shpejtë të arrijmë 2 miliardë eurove për të shkuar në një fazë të dytë të këtyre shkëmbimeve.’

“Së pari dua të përsëris edhe një herë për të disatën herë, qysh kur presidenti ka ngjitur shkallët e kësaj godine, falënderimet dhe shprehjen më të sinqertë të mirënjohjes për vizitën sot në Tiranë, së bashku me një pjesë të konsiderueshme të ekipit të tij të qeveritar.

Jam vërtet shumë i kënaqur që zhvilluam takimin e dytë të bashkëpunimit, ku jo vetëm konfirmuar vendosmërinë ku përforcuam karakterin e këtij bashkëpunimi, por dhe mundëm të vlerësojmë zbatimin konkret të marrëveshjeve të bëra, si dhe potencialin e jashtëzakonshëm të kësaj marrëdhënieve. Presidenti i  Turqisë e përsërit sa herë takohemi, që niveli i marrëveshjes tregtare nuk e pasqyron sa duhet marrëveshjen mes dy vendeve.

Sa më shpejtë të arrijmë 2 miliardë eurove për të shkuar në një fazë të dytë të këtyre shkëmbimeve. Ndava me presidentin të zhvillimit të turizmit në Shqipëri, një numër i lartë i turistëve turq që kanë vizituar Shqipërinë gjatë këtij viti është rritur me 85%. Duke parë dhe interesimin në rritje të operatorët turistikë të vendit mik, ne jemi besimplotë që numri i qytetarëve turq që do të vizitojnë Shqipërinë do të jetë më i lartë.”, u shpreh kreu i qeverisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bashkojnë votat për BE-në, PS dhe PD miratojnë rezolutën për integrimin europian

Kuvendi ka miratuar sot me 114 vota pro projektrezolutën...

Arrest shtëpie për mjekun Nikolla Nunka, akuzohet për ngacmim seksual ndaj pacientes 21-vjeçare

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest...

Kjo perime mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut

Një perime e kuqe që është e njohur mund...

Pamjet 360 gradë nga Marsi zbulojnë historinë e fshehur të planetit

NASA publikon imazhe të reja që hedhin dritë mbi...