Kreu i PD-së Sali Berisha ka hedhur sot sërish akuza ndaj ish-kryetarit Lulzim Basha si i lidhur me kryeministrin Edi Rama në marrëveshjen mafioze të Portit të Durrësit.
Berisha deklaroi se marrëveshja ishte mes klanit Rama dhe klanit Basha.
“Ju e shihni sot, përfytyroni për një moment, kjo marrëveshje ishte për tragjedinë e Shqipërisë, marrëveshje opozitë-pozitë, por jo si formacione politike, por si persona hajdutë.
Klani Rama dhe klani Basha, kjo është e faktuar.
Ai që ishte, se ka njerëz që më thonë pse e thua, se e them për të vërtetën, se ai ishte administrator i Simfonisë, ishte administrator edhe i Ramës, edhe i Bashës.
Mos të kujtojë kush se po bëj akuzë politike, por po them të vërtetën e hidhur.
Ky njeri tha se dha dorëheqjen nga ndërmarrja e Bashës dhe jo nga Simfonia. Por pas një muaji rezultoi se ishte sërish te të dyja. Pra, kjo ishte pika e mjaltit. Kjo do ishte e tmerrshme, opozita e blerë me marrëveshjen mafioze të Portit të Durrësit”, deklaroi Berisha.
Nga ana tjetër ish-kreu i PD-së Lulzim Basha iu përgjigj Berishës në “Twitter”. Basha tha se ai (Berisha) dhe oligarkët e oborrit të tij janë të zhytur kokë e këmbë në aferën e Portit të Durrësit.
“Arsyeja pse non grata gënjen dhe shpif publikisht është që të heqë vëmendjen nga ky fakt: ai dhe oligarkët e oborrit të tij janë të zhytur kokë e këmbë në aferën e Portit të Durrësit. Dhe jo vetëm aty.👇”, deklaron Basha.

Arsyeja pse non grata gënjen dhe shpif publikisht është që të heqë vëmendjen nga ky fakt: ai dhe oligarkët e oborrit të tij janë të zhytur kokë e këmbë në aferën e Portit të Durrësit. Dhe jo vetëm aty.👇https://t.co/zeIjTB28wz
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) November 24, 2022