10.5 C
Tirana

Rama për Politico: Shqipëria nuk do zgjasë ndalimin e TikTok më shumë se 1 vit

Më datë:

Kreu i qeverisë, Edi Rama, është shprehur për median ndërkombëtare Politico, se ndalimi i platformës TikTok në vend, nuk do të zgjasë më shumë se sa 1 vit, ashtu siç dhe ishte parashikuar.

Në artikullin e publikuar ditën e premte, 19 dhjetor 2025, shkruhet se Rama e sheh rezultatin deri më tani si të kënaqshëm lidhur me bashkëpunimin mes qeverisë shqiptare dhe platformës, për mbrotjen e të miturve.

“Jemi të kënaqur me rezultatin. E kemi bërë partneritet dhe shpresoj që në javët ose muajit në vijim do t’ia zbulojmë planin popullit shqiptar, siç premtuam”, tha ai.

Mirëkuptimi nga TikTok, Rama cilëson se u ndje i impresionuar nga qëndrimi i platformës, pasi priste kundërshtime.

“Sepse në fillim, ishte normale të mendoje se ata do të na luftonin ne, do të na bullizonin. I takova vet dhe realisht u impresionova nga qëndrimi i tyre. Ata ishin shumë të kujdesshëm në dëgjimin e pikave tona”, u shpreh Rama.

Për këtë intervistë, Politico ka kërkuar koment nga ana e platformës, por deri më tani nuk ka pasur përgjigjje.

I pyetur nëse ndalimi i TikTok ka pasur efekt në frenimin e dhunës në shkolla, Rama u shpreh për median se “Ka qenë efektiv në ndërtimin e kësaj marrëdhënieje me TikTok-un dhe sjelljen e disa masave mbrojtëse të cilat nuk kanë qenë të pranishme”.

E ndërsa ndalimi i rrjeteve për të miturit është një eksperiment social që po përpiqet të futet në vendet e Bashkimit Europian pas shembullit të marrë nga Australia, për Ramën një gjë e tillë nuk duket efektive. Kryeministri mendon se Shqipëria nuk do ta marrë në konsideratë një eksperiment të tillë.

“Budallallëqe! Kjo është diçka që Shqipëria nuk do ta marrë në konsideratë. Nuk funksionon”, u shpreh ai.

“Nëse nuk ke një ide të qartë se kush është nga pas, gjithmonë do të jesh viktimë e sulmeve nga troll-ët dhe robotët”, shtoi kryeministri.

Kujtojmë se që prej muajit mars të këtij viti, qeveria miratoi mbylljen e platformës TikTok në vendin tonë.

Qëllimi i ndalimit të aksesit në këtë platformë është për vendosjen e filtrave që pengojnë promovimin e materialeve me përmbajtje të dhunshme e të gjuhës së urrejtjes, aspekte këto për të cilat “binë pre” të miturit.

Vendimi për të mbyllur përkohësisht TikTok-un erdhi pas një komunikimi konsultues mes qeverisë dhe prindër, pas ngjarjes së trishtë të vrasjes së 14-vjeçarit në shkollën “Fan Noli” në kryeqytet.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bahamas njeh Kosovën

Shteti i Kosovës njihet tashmë zyrtarisht edhe nga Bahamas. Presidentja...

Paga minimale 50 mijë lekë, fonde rindërtimi dhe emërime

Këtë të premte, më 19 dhjetor, Qeveria ka miratuar...

USB e SPAK, 10 mijë faqe me prova për Ballukun, avokati i zv.kryeministres: Duam tre javë kohë

Po mbahet me dyer të mbyllura mbledhja e Këshillit...

Gjermania miraton ligjin historik për shërbimin ushtarak

 Ligji i ri gjerman për shërbimin ushtarak do të...