Partia Mundësia, protestë para kryesisë së Kuvendit

Më datë:

Partia Mundësia zhvilloi paraditen e sotme protestë para kryesisë së Kuvendit.

Protesta u zhvillua në të njëjtën kohë me mbledhjen e Këshillit të Mandatave dhe Imunitetit ku u shqyrtua kërkesa e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për heqjen e imunitetit të deputetes, njëherësh zëvendës kryeministres, Belinda Balluku.

Kryetari dhe njëheraz deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj kërkoi që të jetë i pranishëm në mbledhjen e këshillit e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, por kërkesa nuk iu miratua.

“Kërkojmë të drejtën tonë për të qenë të pranishëm në mbledhjen e Këshillit që do të vendosë fatin e Ballukut. Iu kemi dërguar një shkresë. Kemi bërë një kërkesë, kemi të drejtë të parashtrojmë këtë kërkesë. Duhet të nisë më dyer të hapura dhe të parashtrojmë kërkesën. Vazhdon avazi PS-PD, askush nuk duhet t’iu prishë planet e pazaret”, tha Shehaj.

Jashtë ambienteve të Kryesisë, në tubimin e organizuar nga Partia Mundësia, protestuesit u shfaqën me pankarta në duar në mbështetje të drejtësisë.

“Pa drejtësi, s’ka BE”, “Stop Krim-Shtetit”, “Në mbrojtje të drejtësisë”, lexohet në pankartat e protestuesve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama për gazetarët e BE-së: Protesta në Zvërnec, investitorëve u është kërkuar dialog

https://www.youtube.com/live/oJaGZD4YD1k?si=y3HKx1xccnEHTNIx Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një konferencë me...

“Sterilizimi”, Beqaj mbron veten në gjykatë: nuk kam vjedhur asgjë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka kërkuar pushimin e...

Rasti i Eglant Koçit, zhvillime të reja: policia shpall në kërkim një person

Zhdukja e Eglant Koçit vijon të jetë e rrethuar...

Sulmi ndaj zyrtarit të AKU-së në Shkodër, policia ndalon një person

Policia e Shkodrës ka arrestuar një nga personat e...