Rama “ngre tonet” ndaj Serbisë dhe paralajmëron me notë verbale: Vuçiç të kërkojë ndjesë, gojët e shthurura s’mund të na lëndojnë!

Më datë:

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, se do t’i dërgojë notë verbale, nëse nuk kërkon ndjesë për deklaratat e ministrit të tij të Mbrojtjes, Alekasandër Vulin, i cili përdori ndaj shqiptarëve termin fyes “shqiptarima” dhe tha se po krijohet “Shqipëria e Madhe”.

Kryeministri Rama tha se kjo deklaratë është një fatkeqësi, të cilën duhet ta mbajë Presidenti Vuçiç, ndërsa shtoi me tone të ashpra se asnjë gojë e shthurur nuk mund të lëndojë qeverinë shqiptare.

“Pres një ndjesë nga presidenti. E kuptoj që mund të mos ketë fuqi mbi atë fatkeqësi, por atë fatkeqësi duhet ta mbajë për vete. Ministria e Jashtme ka vijuar procesin, është thirrur apo do të thirret ambasadori serb për t’i vënë notë verbale shtetit serb, për t’iu bërë të qartë se asnjë gojë e shthurur nuk mund të lëndojë qeverinë e Shqipërisë apo figurën e një ministri apo të kryeministrit të Shqipërisë.

Se po qe puna për mua, këto lloj fatkeqësisht natyrore mua më stimulojnë dellin e polemikës dhe nuk i kam problem. Një fatkeqësi natyrore nga qeveria e Serbisë nuk e mbaj dot, ta mbaj ai që e ka atje dhe t’i kërkojë ndjesë Shqipërisë”, tha Rama.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Situatë e tensionuar në protestë, policia përdor ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Tensionet e para janë regjistruar në protestën e sotme...

Hita inspekton masat për protestën e PD, kërkon qetësi dhe profesionalizëm nga forcat e rendit

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita...

Rama me fituesit e startup-eve 2025: Rrisim volumin e financimeve për aplikantët

https://www.youtube.com/live/eAi6xG4MTA8?si=phz-ze9WVoWd0FvV  Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se zhvillimi i teknologjisë...

Shtyhet seanca e Erion Veliajt në Gjykatën Administrative

Seanca që po zhvillohet ditën e sotme në Gjykatën...