Rama nga Shkupi: Kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të aspiratës shumë shekullore!

Më datë:

“Po na afron me BE-në, po ecën si duhet! Jemi krenarë sepse kemi përmbushur të gjitha pikat për zbatim”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në një prononcim për gazetarët nga Shkupi, lidhur me Planin e Rritjes.

“Kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shumë shekullore do thosha. Jemi shumë afër dhe besoj që do përmbushim të gjitha detyrimet tona siç kemi paraparë afatet nga Komisioni Europian dhe plani i përbashkët të realizohet siç duhet”, shtoi ai.

Kjo është dita e dytë e samitit të Ballkanit Perëndimor në Shkup, ndërsa sot, 1 korrik, Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos u shpreh optimiste për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

Duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama, Kos tha se nëse vazhdohet kështu, Shqipëria mund të hapë të gjithë kapitujt deri në fund të vitit.

“Shqipëria, i nderuar zoti kryeministër Edi Rama, hapi tre kapitur në gjashtë muajt e fundit. Ju faleminderit që ndikuat në procesin e zgjerimit. Nëse vazhdoni kështu do të mund të hapim të gjithë kapitujt këtë vit. Siç thashë dje mezi pres ta festoj hapjen e kapitullit të fundit”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...