Rama: Nesër Komiteti do të njoftoj lehtësimin e masave anti-covid!

Më datë:

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ditën e nesërme Komiteti Teknik i Ekspertëve do të njoftoj edhe ndryshimin e masave anti-covid në vendin tonë.

Në një komunikim për mediat, teksa ndoqi nga afër procesin e vaksinimit te sheshi “Skënderbej” Rama tha se kanë për qëllim për te pasur një sezon më të suksesshëm turistik sesa viti i kaluar.

“Jemi në një situatë optimale në raport me strategjinë dhe planin e veprimit por është shumë e rëndësishme të mos harrojmë që nuk kemi parashikueshmëri të plotë me rrugën drejt daljes nga ky tunel dhe duhet të jemi të kujdesshëm.

Nesër komiteti do të dalë me planin e ri për lehtësim të mëtejshëm të masave. Ambicia jonë për një sezon turistik të lehtësuar do të përmbushet.

Nuk ka kohë për pushim dhe jam i vendosur të çelim një rrugë të re në aspektin e komunikimit publik dhe të shmangim të gjitha ato aspekte që e kanë kthyer jetën publike në telenovelë rraskapitëse.

Për mua ka shumë më tepër rëndësi sa vaksina kryhen gjatë ditës dhe sa kantieret përparojnë duke përmbushur angazhimet tona dhe mbi të gjitha, jemi duke punuar për mandatin e tretë dhe së shpejti do të dalim përpara shqiptarëve me programin e angazhimeve konkrete në kongresin e 12 qershorit”, tha Rama.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Polici i burgut të Drenovës humbi jetën në aksident, IEVP Korçë: Ngushëllime familjes

Personi në foto është punonjësi i burgut në Drenovë,...

Shuhet në moshë të re gazetari Namir Lapardhaja

Gazetari dhe analisti i njohur Namir Lapardhaja është ndarë...

Pekini: SHBA-së të heqë dorë nga teoria e një kërcënimi kinez

Pekini i kërkoi sot Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

Inspektimet kundër informalitetit në vendin e punës, 268 gjoba gjatë 2025-ës

Lufta kundër informalitetit në tregun e punës shënoi rezultate...