Ministri Berset kërkon lehtësime më të shpejta se sa pritej

Që nga 31 maji, pritet të bëhen më shumë lehtësime sesa ishte njoftuar fillimisht nga Këshilli Federal. Ministri i Shëndetësisë, Alain Berset planifikon më shumë lehtësime sesa pritej.

Këshilli Federal do të zhvillojë të mërkurën mbledhjen e tij të radhës kur qeveria supozohet të bëjë zyrtare zbutjen e njoftuar dy javë më parë.

Siç ka mësuar “Blick”, me vendimin e ri pritet të hapen ambientet e brendshme të restoranteve, nuk do të zbatohet më detyrimi për të punuar nga shtëpia ndërsa përsëri do të jenë të mundshme aktivitetet më të mëdha.

Burime pranë Këshillit Federal i kanë deklaruar gazetës se me të renë pritet të mund të takohen 30 persona në ambientet e brendshme dhe 50 persona në ato të jashtme.

Në aktivitetet publike, pritet të lejohen gjithashtu 50 persona në ambientet e brendshme nëse organizatori ka koncept mbrojtjeje dhe nëse mbahen maska.

Pritet të bjerë gjithashtu kufiri i sipërm aktual prej 15 personash për tubime në hapësirat publike.

Në aktivitet fetare dhe politike, duhet të lejohet tubimi i 100 njerëzve në ambiente të brendshme dhe 300, në ato të jashtme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi