Rama: Në prill rrisim me 50 mijë lekë pagat e mjekëve specialistë

Më datë:


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se duke nisur nga muaji prill, të gjithë mjekët specialistë të sistemit shëndetësor në vendin tonë do të marrin 50 mijë lekë më shumë në pagën e tyre.

Në punimet e Kongresit të Shëndetësisë që nisi sot punimet në Tiranë, Kryeministri informoi po ashtu se pagat për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët do të rriten me 7 %.

“Në këtë prill, mjekët specialistë do marrin 50 mijë lekë të reja plus në pagën e tyre. Do të mbajmë zotimin për 7% për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët. Po përgatisim rritje proporcionale me këtë të mjekëve specialistë dhe në hyrje të 2024 edhe për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët një rritje të ngjashme”, deklaroi Rama.

Ai u shpreh se nga vitit 2013 pagat e mjekëve janë rritur me 63 %.

“Ne i kemi rritur pagat me 63% nga viti 2013.

Kjo nuk mjafton dhe ndërkohë që gara bëhet gjithnjë e më e ethshme na dikton që të shpejtojmë. Siç ju e dini, jeta është ajo që ndodh kur ne jemi duke bërë plane të tjera.

Autonomia spitalore është një mekanizëm i ri që ka filluar të testohet tani në spitalin memorial dhe do krijojë mundësinë që të këtë në sistemin tonë shëndetësor paga më të mira, por jo të barabarta.

Autonomia do iu rrisë pagat atyre që punojnë më shumë, që bëjnë më shumë operacione, vizita. Por ndërkohë duhet të garantojmë pagë më dinjitoze tavan”, u shpreh Rama.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Skandal i ri në Ukrainë, nën hetim figurë e afërt me presidentin Zelensky

Një presion i ri politik po rëndon mbi rrethin...

Përplasje Rama–Berisha për tenderat, kryeministri ironizon kritikët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të kreut...

Lamallari pret ministrin e Brendshëm të Italisë: Forcojmë partneritetin strategjik mes dy vendeve

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari priti në...

“e-Albania” do t’i nënshtrohet përditësimit teknik, afatet e ndërprerjes së shërbimit

 Platforma “e-Albania” do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi teknik...