Rama: Në një kohë të shkurtër mbyllim dozën e parë të vaksinimit masiv tek pjesa vulnerabël

Më datë:

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër qendrën e vaksinimit në Kurbin, ku po vaksinohen të moshuar.

Teksa i uroi shëndet të moshuarve që bënin vaksinat, Rama u shpreh optimist për këtë proces, ndërsa theksoi se mund të arrihet deri në 30 mijë vaksinime në ditë në vendin tonë.

Mes të tjerash ai tha se mund të arrihet më shumë se sa mendohej për vaksinimin masiv me dozën e parë.

Rama: Më shëndet! Përshëndetje! Mos u çoni!

Manastirliu: Sot janë bërë 90 vaksinime. Ndërkohë që po vijojmë dhe në qendrat shëndetësore. Kemi bërë mbi 600 vaksina në Kurbin këto ditë. Në të gjithë vendin në dy ditët e para kemi bërë mbi 30 mijë vaksinime. Jemi në nivel të mirë mund të themi, sepse në total bashkë me dozat e dyta sot shkojmë në 100 mijë vaksinime nga dita e parë që kemi nisur këtë proces. Ajo që është me rëndësi është se nuk po vaksinojmë vetëm në zonat e populluara, por dhe në fshat, pra kudo. Sidomos ata të grupmoshës mbi 85 vjeç. Po ashtu po vaksinojmë dhe në shtëpi për ata që janë të pamundur për të lëvizur.

Rama: Ne në fakt tani që kemi siguruar sasitë, 20 mishin e kemi arritur dje. Jemi vetëm në fillim. Mund të shkojmë lirshëm në 30 mijë në ditë, besoj pa problem. Që do të thotë se në një kohë shumë më të shpejt se sa e kishim parashikuar ne mund të bëjmë dozën e parë masivisht dhe të mbyllim gjithë këtë pjesën më vulnerabël. Pastaj pjesa tjetër na jep më shumë kohë.

Një e moshuar: Të jesh sa malet, të jetosh e të rrosh.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Balla uron besimtarët myslimanë nga Xhamia e Madhe e Kavajës

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Taulant...

Lutje dhe besim nën diellin përvëlues, më shumë se 1.7 mln myslimanë ngjiten në malin Arafat

Më shumë se 1.7 milionë myslimanë u mblodhën këtë...

Shullazi dhe bashkëpunëtorët, 55 vite burg – vendimi final i Gjykatës së Lartë

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e...

Ndryshim në treg: nafta ulet me 5 lekë

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të mërkurë, 27...