Rama në Lushnjë: Kemi rilindur bujqësinë, janë ngritur ferma moderne që gjenerojnë punësim

Më datë:

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ambasadorin e BE Luigi Soreca kanë zhvilluar vizitë në Lushnjë, ku panë nga afër punën nëpër ferma.

Rama tha se ka transformime mbresëlënëse në bujqësi, ndërsa shtoi se në Lushnjë janë ngritur ferma moderne që gjenerojnë punësim dhe na afrojnë me Bashkimin Europian.

foto galeri
foto galeri
foto galeri

Ambasadori i BE Luigi Soreca tha se kanë qenë mijëra vetë që kanë qenë pjesë e projektit e që përfitojnë prej tij.

“Jam i lumtur për investimin e BE. Investimet në bujqësi janë të mirëpritura. Me mijëra persona kanë qenë pjesë e projektit e që përfitojnë nga ky projekt”, deklaroi Soreca

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2677314145881937/

Kryeministri Edi Rama deklaroi se tregu tashmë, sic mund të shihet është modern dhe në përputhje me standardet e Bashkimit Europian.

“Sic e shikoni, këtu tregu është krejtësisht i ri dhe me standardet e Bashkimit Europian. Kemi rilindur bujqësinë dhe për këtë flasin faktet. Me durim duhet të bëjmë gjithcka. Media nuk merret me lajmet e mira, por me të këqijat. Merret me disa që hedhin në tokë domtatet e nuk sheh këtë realitet, sepse nuk dëshiron. Ne si qeveri jemi në mbështetje të bujqësisë, Shqipëria e BE po investojnë në sektorët bujqësorë”, tha Rama.

“Lushnjë – Aty ku puna me tokën dhe transformimet mbresëlënëse të viteve të fundit nuk kanë bërë kurrë lajm dhe ku realiteti flet qartë për rilindjen e vështirë, por të vazhdueshme të bujqësisë, përmes plot shembujsh kuptimplotë, si ky i Nedrete Arapit dhe familjes së saj nga Zgjana

Falë edhe financimit direkt nga programi i qeverisë + fondit nga programi europian IPARD II – ku Shqipëria po ia del të thithë fonde të konsiderueshme, si rezultat i rritjes së cilësisë së projekteve dhe bashkëpunimit AZHBR-Fermer- magazina e thjeshtë ku nisi historia e suksesit të kësaj familjeje punëtore, është transformuar në një strukturë moderne që gjeneron punësim dhe garanton rritjen e përvitshme të eskporteve në Bashkimin Europian ”, shkruante më herët Rama në postimin e tij.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Deklaratat e Ahmetajt ngrenë dyshime për trafik dhe kontrabandë armësh

Kreu i demokratëve, Sali Berisha u shpreh i bindur...

Juventus, sonte prova europiane

Juventusi përgatitet për debutimin e parë të sezonit në...

OpenAI bën të ditura gjashtë incidente të reja të sjelljes “shqetësuese” të Inteligjencës Artificiale

Të mërkurën, OpenAI bëri të ditura gjashtë raste të...

Italia kërkon Shqipërinë në BE para vitit 2030-të

Shefi i diplomacisë evropiane, Antonio Tajani u kërkoi shteteve...