Rama në konferencë me Orban: Hungaria avokati më i madh i Ballkanit

Më datë:

Në konferencën e përbashkët me homologun hungarez Viktor Orban, kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria dhe Hungaria kanë hyrë në një fazë të re të marrëdhënieve mes tyre.

“Ne kemi hyrë në një fazë të re të marrëdhënieve mes dy vendeve

. Kjo vizitë përveçse është vizita e një miku të mirë, duke vazhduar një rrugë të re bashkëpunimi.

Ne po vazhdojmë të bashkëpunojmë. Hungaria është një ndër avokatët më të zëshëm të Ballkanit Perëndimor.

Hungaria dhe kryeministri Orban e kanë mbrojtur pa kushte procesin e përshpejtimit.

Mbështetja nuk ka qenë vetëm me fjalë, por e konkretizuar me ekspertizë të vënë në dispozicion për qeverinë tonë”, tha Rama.

Gjithashtu Rama tha se BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor ashtu si edhe Ballkani ka nevojë për Bashkimin Europian.

“Duam të kemi më shumë kompani, kemi sjellë më shumë investime nga Hungaria në fushën e energjisë. Turizmi është bërë një urë lidhëse mes nesh.

Ne besojmë se është koha për të menduar për investime”, tha ndër të tjera Rama.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha pret zyrtarin e CDU: Procesi zgjedhor i deformuar, integrimi në BE të bazohet në merita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një...

Durrës: Pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane për prostitucion

Policia e Durrësit ka zbuluar një apartament, i cili...

Avokati i Veliajt: Gjykata nuk ka vlerësuar 35 fashikuj me prova digjitale

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi sot se...

Filmi për Michael Jackson thyen rekorde globale

Filmi i ri muzikor për Michael Jackson ka shënuar...