13.5 C
Tirana

Rama: Ndërtojmë Evropën në Shqipëri, synimi ynë përmbyllja e procesit brenda kësaj dekade

Më datë:

Kryeministri Edi Rama tha sot se synimi është të ndërtojmë Evropën në Shqipëri, për të qenë sa më shpejt gati për të qenë anëtare të Bashkimit Evropianë.

Pas mbledhjes së Këshillit të Bashkimit Evropian në Luksemburg, kryeministri Rama doli në një deklaratë të përbashkët për mediet me Péter Szijjártó, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, e cila mban edhe presidencën e radhës së BE-së dhe Komisionerin e BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi.

Rama ka theksuar se “është synimi ynë ta përmbyllim këtë proces brenda kësaj dekade dhe të trokasim në dyert e Këshillit Evropianë si shtet anëtarë”.

“Kjo është shumë ambicioze. Kërkon një volum të jashtëzakonshëm pune. Kemi punuar shumë pranë me komisionin. Kemi ngritur dhe ndërtuar një udhërrëfyes mjaft ambicioz. Ne po ashtu mbështetemi tek miqtë dhe partnerët tanë për të na ndihmuar për të arritur këtë gjë. Kur them për të na ndihmuar. Kjo është dykrahëshe, jo vetëm politikisht, ekonomikisht por edhe teknikisht, pasi kemi nevojë për dije. Kemi nevojë për mbështetjen e trurit”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se: “Jam besimplotë që duke bërë të gjitha këto për sa na takon ne do t’i përmbushim të gjitha standardet apo piketat e ndërmjetme. Një koncept që hyri sot në jetën time dhe që do të më përndjek për pjesën tjetër të kësaj dekade dhe do vijmë këtu dhe do të dëgjojmë që kemi përmbushur këto standarde të ndërmjetme. Pastaj ka të bëjë me vendimmarrjen politike”.

“Për ne rëndësi ka ta bëjmë Shqipërinë një vend anëtarë të BE për mënyrën se si funksionon, si i bëhen gjërat në BE. Duam që BE të jetë në Shqipëri. Dhe nëse ju do ishte të vëmendshëm mbi atë çfarë tha Varhelyi, që është dhe moto jonë: Në Shqipëri kemi nisur të ndërtojmë Europën dhe është pikërisht kjo ajo që duam të përfundojmë ta ndërtojmë Evropën në Shqipëri”, deklaroi Kryeministri Rama.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Wanted! Në kërkim për grup kriminal, kapet në Britani 30-vjeçari

Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit...

Nga rezoluta pas fjalës së Çelës në Kuvend, zbardhen pikat e dakordësuara mes PS-PD

Teksa gjatë seancës së sotme pati debate të ashpra...

Dosja “Partizani”/ Dështon seanca për Berishën, ja kur do të mbahet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndaj kryetarit të Partisë...

TEKNOLOGJI – Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

 Autoriteti australian i konkurrencës njoftoi se po ndërmerr veprime...