Rama: Kontributet e komunitetit shqiptar do të jetojnë më gjatë se sa Suella Braverman

Më datë:

Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim në auditorin e Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House, foli për kontributet e komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe.

“A mendoni se Suella Braverman nuk e dinte që po thoshte diçka të gabuar? Sepse politikanët thonë gjëra për të cilat pendohen më pas. Më ka ndodhur mua dhe i ka ndodhur gjithkujt, sidomos kur je i apasionuar pas asaj që bën dhe kur je i përfshirë në ndonjë debat ndonjëherë fjalët shpëtojnë, por gjen mënyrë për të thënë ndjesë. Ajo kurrë nuk ka thënë ndjesë, sepse asaj nuk i vjen keq. Kështu që nuk mund të bëni asnjë gjë”, tha Rama.

Në këtë drejtim, shtoi ai, komuniteti shqiptar në Britani nuk mund të bëjë asnjë gjë.

“Duhet të vazhdoni të bëni atë që bëni, sepse e vërteta e komunitetit shqiptar, talentet në komunitetin shqiptar, kontributet e komunitetit shqiptar do të jetojnë më gjatë se sa Suella Braverman dhe shumë Suella që do të dalin rrugës. Kështu që vazhdoni bëni atë që bëni, jini krenar që vini nga andej nga vini, jini krenar që i përkisni kësaj shoqërie, nderoni flamurin britanik, nderoni flamurin shqiptar dhe po bëni më të mirën që mundeni. Më pas politikanët që përdorin vizibilitetin e tyre dhe pushtetin që u është dhënë nga të tjerët për t’i përfaqësuar, për të fituar votat, për të bërë gjëra të tilla, do të ekzistojnë gjithmonë për sa aq kohë sa do të ekzistojë demokracia. Thjesht vazhdoni kështu, kundërshtoni, por mos u fiksoni me këtë, t’ju vijë keq për këta politikanë”, tha Rama.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha pret zyrtarin e CDU: Procesi zgjedhor i deformuar, integrimi në BE të bazohet në merita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një...

Durrës: Pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane për prostitucion

Policia e Durrësit ka zbuluar një apartament, i cili...

Avokati i Veliajt: Gjykata nuk ka vlerësuar 35 fashikuj me prova digjitale

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi sot se...

Filmi për Michael Jackson thyen rekorde globale

Filmi i ri muzikor për Michael Jackson ka shënuar...