Rama: Italia avokatja jonë më e besuar në BE

Më datë:

Italia dhe Shqipëria kanë të njëjtin qëndrim për gjithçka, deklaroi sot kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët shtypi me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtë italian, Antonio Tajani.

”Jemi të kënaqur që Italia është avokatja jonë më e besuar edhe në nivel evropian, zëri më i fortë në Bruksel në mbështetje të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre evropiane”, deklaroi Rama.

”Jemi të lumtur që kjo qeveri ka marrë zotimin e veçantë për të kaluar nga shumë premtime në fakte ekonomike, në politikë të përbashkët, në siguri e kështu me radhë”, shtoi Rama.

“Nuk ndodh gjithmonë që të shkoni në një një vend tjetër me një delegacion kaq të madh dhe pa pasur nevojë për kufjet e përkthimit. Këtë do ta vlerësonin edhe përkthyesit, të cilët do të paguhen edhe pa përkthyer asgjë. Jam i sigurt që edhe Farnesina do të paguajë njësoj…”, tha me shaka Rama duke folur në italisht.

Rama dha një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm, Antonio Tajani,  pas takimit të dytë në nivel politik të Komitetit të Përbashkët Ekonomik (KPE) Itali-Shqipëri.

Rama nënvizoi se gjuha italiane nuk është është vetëm gjuha e dytë për shqiptarët, por edhe një “gjuhë politike në nivel dypalësh dhe ndërkombëtar”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Rama rrahu gjoksin për prokurimet, sistemi elektronik një fasadë!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi edhe sot,...

Rama: Bizneset shqiptare mbështeten nga Europa, nuk ka plan tjetër përveç BE-së

Këtë të martë, 12 maj, u nënshkrua marrëveshja për...

“Sfida për lidership nuk është aktivizuar”, Starmer-ministrave britanikë: Do të vazhdoj të qeveris

Kryeministri britanik Keir Starmer u ka thënë ministrave të...

LDK surprizon me listën e kandidatëve, përfshin edhe Kreshnik Çollakun

Ish-deputeti i Partisë Demokratike në Shqipëri, Kreshnik Çollaku, i...