-0.5 C
Tirana

Rama ironizon opozitën: Nuk e kuptoj pse nuk më fajësojnë edhe për reshjet në vendet e tjera

Më datë:

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas përmbytjeve në Durrës. Ai ka ironizuar akuzat e opozitës, duke deklaruar se e njëjta gjë me përmbytje ka ndodhur edhe në disa vende të rajonit, por askush nuk ka fajësuar qeveritë e vendeve të tyre.

“Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e me radhë… Çudi e madhe opozitat andej, po të paktën të fajësonin qeveritë e tyre, po hiç, asnjë llaf”, tha Rama.

Reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje të rënda ditën e djeshme në të gjithë vendin, veçanërisht në Durrës dhe Lezhë, duke paralizuar rrugë, lagje, autostradën Tiranë–Durrës dhe duke pezulluar aktivitetin në disa shkolla e tregje.

Problematikat vijojnë në zonat periferike të Durrësit, ku rreth 800 banesa dhe dhjetëra biznese janë përmbytur, ndërsa Emergjencat Civile dhe ushtria janë në terren.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shtëllunga deri në qiell, zjarr i madh te tregu i rrobave të përdorura tek 5 Maji

Sot në 8 janar, flakë të përmasave të mëdha...

PD kërkesë qeverisë: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në 7 qarqe

Partia Demokratike kërkoi sot që qeveria të shpallë gjendjen...

Stamboll, përmbysen disa varka përgjatë bregdetit për shkak të stuhisë të fortë

Në rajonin Tuzla të Stambollit, disa varka të ankoruara...

Balluku në Novoselë: Duhen marrë masa para se situata të agravojë

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ndodhet në Novoselë, në një nga...