Rama: Deputetët të angazhohen në terren për konstatimin e dëmeve

Më datë:

Kryeministri Edi Rama deklaroi se reagimi i shtetit ndaj situatave të përmbytjeve si dhe mbrojtja dhe garancitë për familjet e dëmtuara sot është krejt tjetër krahasuar me të shkuarën.

Në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, Rama siguroi se do të çohet deri në fund gjithë procesi i transformimit të infrastrukturës që sipas tij, deri dje ishte inekzistent.

“Këtë e tregon sasia e hektarëve të mbuluar nga uji sot mbas gjithë kësaj lemerie atmosferike dhe sasitë që mbuloheshin nga uji në të kaluarën për të kuptuar ndryshimin e pakrahasueshëm”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se kemi një hartë të qartë veprimi në programin e Shqipërisë 2030 për të rritur rezistencën e infrastrukturës në tërësi, karshi këtyre fenomeneve.

“Ministria e Mbrojtjes, duke u inkuadruar në kornizën e re të vendosur nga NATO, ka pjesë të funksionimit të saj dhe elementin e qëndrueshmërisë, që lidhet drejtpërdrejtë me infrastrukturën kritike. Këtu jemi në kushtet kur flasim për infrastrukturën kritike. Kështu që në bashkëpunimin e ngushtë të Ministrisë së Mbrojtjes me Ministrinë e Infrastrukturës apo me Ministrinë e Bujqësisë, lidhur me pikat ku duhet ndërhyrë, do të bëjmë që çfarë është programuar për vitin 2026, të riprogramohet edhe për të riadresuar këto pika ku kanë ndodhur dëmtime”, tha Rama.

Njëkohësisht, kryeministri kërkoi nga deputetët që të bëjnë konstatimet e tyre lidhur me dëmet në terren.

“Ju kërkoj deputetëve edhe njëherë, që të jenë të pranishëm në të gjitha zonat e tyre të përkujdesjes ndaj njerëzve, jo zgjedhësve, po njerëzve pa dallim dhe të bashkëpunojnë ngushtësisht me kryetaret e bashkive dhe me strukturat në territor për të bërë të mundur që gjithë procesi i zhdëmtimit të jetë një proces sa më i plotë, sa më i drejtë dhe sa më efikas”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ligji për bastet sportive, Malaj: Kërkohet ende punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare

Ministri i Financave, Petrit Malaj, u shpreh se nga...

Erdogan bën apel për të ndaluar përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, bëri thirrje të mërkurën...

Strategjia 2026-27 për arsimin, prezantim nga Kumbaro: Fokus në ndërkombëtarizim

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro: Do të hapim Liceun Francez...