1.5 C
Tirana

Rama: Çdo alternativë tjetër përveç PS, të çon drejt humnerës

Më datë:

Kryeministri i vendit Edi Rama në një takim elektoral me qytetarët në Dimal shprehet se PS nuk ka një program dëshirash, por ka një program qeverisës.

Në fjalën e tij Rama ka treguar me shifra arritjet në çdo sektor, teksa theksoi se shifrat tregojnë përmirësimin e pagave, uljen e papunësisë si edhe rritjen e prodhimit të përgjithshëm bruto.

“Po filloj me disa të dhëna për ekonominë e vendit. PBB është e gjithë vlera që një vend krijon dhe kjo vlerë kur ne morëm detyrën ishte më pak se 10 miliardë Euro ndërsa sot ka kaluar 25 miliardë Eurot. Ajo që do të bëjmë është që në Shqipërinë 2030 këtë PBB ta çojmë në 35 miliardë Euro. Kjo është një tjetër e dhënë për të parë rritjen e këtij prodhimi në kontekstin e rajonit. Siç e shikoni Shqipëria është në vendin e parë në rajon me rritjen e prodhimit të përgjithshëm në dekadën e fundit.

Ne nuk kemi një program dëshirash, as manifest ëndrash që partitë e tjera përpiqen t’i shesin në tregun e fushatës. Këto janë projeksione nga ekspertë sepse ne kemi një program qeverisës deri në 2030. Shqipërinë e morrëm me një borxh 70%, më i larti në rajon, por që nuk ishte kaq në të vërtetë, por kishte edhe një borxh të fshehur që nuk ishin paguar kompanitë e rrugëve, e investimeve të tjera, e të shërbimeve. Sot nuk i kemi borxh asnjë kompanie, ndërkohë që borxhin publik e kemi ulur në një normale prej 54% dhe projeksioni në Shqipërinë 2030, do ta çojmë në 50 %, me një minus të lehtë nën 50 %.

25 % e njerëzve, subjekteve që kishin kredi nëpër banka nuk i shlyenin dot më, momenti ku ndizet drita e kuqe dhe sistemi banka rrezikon të bjerë. Shqiptarët duke u bërë bashkë në 2013 shpëtuan vendin nga një humnerë të dytë pas asaj të 97. Çdo alternativë tjetër përveç PS është e rrezikut për t’u kthyer sërish pas drejt të njëjtës humnerë”, u shpreh Rama.

Rama tha se çdo alternativë tjetër veç PS-së është alternativë e rrezikut, për t’u kthyer drejt të njëjtës humnerë.

“Unë them që shqiptarët duke u bërë bashkë në 2013 shpëtuan Shqipërinë nga një humnerë e dytë pas asaj të 1997. Dhe për kët dua t’ju kujtoj të gjithëve që çdo alternativë tjetër është alternativë e rrezikut, për t’u kthyer mbrapa drejt të njëjtës humnerë”, tha Rama

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bardhi: Shabani u hodh në votim si kandidat pa firma, kallëzim penal për Peleshin

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi...

Gjykata Kushtetuese pezullon vendimin e GJKKO, rikthen në detyrë Belinda Ballukun

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku do të...

Marrëdhënia e ‘ftohur’ me SHBA, Kurti: Është faji i Serbisë, ne i jemi bindur gjithmonë

Edhe pse është një fakt publik ftohtësia që SHBA...

GREQI – Vazhdojnë protestat dhe bllokimet e rrugëve nga fermerët

Bujqit dhe blegtorët në rajonin e Greqisë Perëndimore po...