Berisha u premton fermerëve: Hiqen kriteret, edhe një lopë e vetme do subvencionohet

Më datë:

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar kandidatët dhe programin e tij qeverisës në Librazhd.

Berisha u shpreh se me ardhjen e tij në qeveri, fermerëve do u pesëfishohen investimet, fondet dhe subvencionet e tyre. Madje u shpreh se fermerët shqiptarë do subvencionohen njësoj si vendet e Ballkanit.

“Regjimi i Edi Ramës është bërë i famshëm nëpër botë për lidhjet e tij me krimin, drogën. Unë u bëj një pyetje fermerëve të Librazhdit. Sa herë e keni dëgjuar kryeministrin të flasë për ju, për prodhimet tuaj? E sa herë ka folur ai  për drogën dhe kanabisin? Fermerë dhe fermere të Librazhdit, ju garantoj se vitin e parë të qeverisjes do të pesëfishohen investimet, fondet, subvencionet për ju.

Ju do keni të njëjta subvencione me fermerët e Maqedonisë, Kosovës, të vendeve përreth”, tha Berisha.

Sakaq, kryedemokrati tha se për fermerët do të hiqet çdo lloj kriteri për marrjen e subvencioneve. Sipas tij, edhe sikur vetëm një lopë e vetme do të subvencionohet.

“Qeveria do krijojë një fond të veçantë për mbrojtjen e prodhimeve tuaj. Kredi të buta për të gjithë fermerët që duan të zhvillojnë fermat e tyre. Hiqen çdo kriter për subvecionimet, jo kokë bagëtie, apo sipërfaqe toke. Edhe një kokë e vetme, edhe një lopë e vetme do subvecionohet, edhe një dylym toke do subvecionohet”, premtoi Berisha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, viktima shërbente në Forcat e Armatosura

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë...

Arktiku po humbet “betejën” me ngrohjen globale, arrihet rekordi historik

Ngadalësimi i shkrirjes së akullit në Arktik, i vërejtur...

Rizoto me fileto pule dhe perime

Kjo recetë u përgatit nga Gatime shqiptare Përbërësit: 1 fileto...

Tufinë, kërcënim me tritol pas një porosie për mobilje

Tre vëllezër janë shpallur në kërkim nga Policia e...