Rama: Autoambulancat e emergjencave civile gati për t’u nisur nga Turqia

Më datë:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se në Shqipëri nga Turqia do të mbërrijnë autoambulancat e reja për emergjencat civile, (AA).

“Flota e re e autoambulancave të emergjencave civile gati për t’u nisur nga Turqia drejt Shqipërisë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Ndërkohë, nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë për AA konfirmuan se autoambulancat në fjalë janë një nga elementët e grantit të Turqisë në funksion të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, konkretisht për forcat e specializuara për emergjencat.

Kujtojmë se në shkurt të këtij viti është nënshkruar edhe plani i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes për vitin 2020 ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë, me qëllim forcimin dhe intensifikimin e ndërveprimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Institucionet turke ofrojnë ndihmë të vazhdueshme për Shqipërinë në fusha të ndryshme, duke kontribuar edhe në logjistikën ushtarake dhe të emergjencave civile.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Donald Trump flet për bisedimet me Xi Jinping mbi Tajvanin

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka folur...

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor  

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar këtë të...

Kurti i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat: Serbia sulmon, në vend që të bashkëpunojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit...