3.5 C
Tirana

Rama: Akademia Politike e Partisë Socialiste, një fidanishte që ka nisur të japë frytet e para

Më datë:

Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh Kryeministri Edi Rama ndau certifikatat për pjesëmarrësit në Akademinë Politike të Partisë Socialiste.

Rama theksoi se, Akademia Politike e Partisë Socialiste është një fidanishte që ka nisur të japë frytet e para.

“Më vjen mirë që sot jemi së bashku këtu për të mbyllur një cikël dhe për të hapur një cikël tjetër, dhënien e certifikatave të pjesëmarrjes për anëtarët e ciklit të parë dhe cikli i dytë në vijim me anëtarët e rinj të Akademisë Politike”, theksoi Rama.

“Jam vërtetë i inkurajuar nga cikli i parë edhe nga studentët dhe studentet e Akademisë në ciklin e parë, sepse kryesorja, i gjithë procesi është zhvilluar me dëshirë, është zhvilluar me përkushtim dhe me sa unë kam arritur të kuptoj, edhe pse në një distancë të caktuar, pas kryerjes së këtij procesi të gjithë pjesëmarrësit kanë një kuptim më të gjerë, edhe një vetëdijesim më të madh, qoftë për natyrën e politikës, qoftë për vështirësitë dhe patjetër edhe për domosdoshmërinë që politika të shihet si një mjet në funksion të ndryshimit dhe si një instrument për të bërë së bashku gjëra që përndryshe, individualisht, njerëzit nuk i bëjnë dot”, tha Rama.

“Besoj dhe uroj që disa ndër ju të vazhdojnë të përpiqen edhe që, jo të gjithë, se një pjesë e juaja patjetër që do të dorëzohen, po jo të gjithë dorëzohen. Nëse do të ndodhë kështu do të jetë një gjë shumë e mirë për ata që nuk do të dorëzohen. Por do të jetë një gjë shumë e mirë edhe për shoqërinë, do të jetë një gjë shumë e mirë pa diskutim edhe për Partinë Socialiste, sepse është e domosdoshme që më shumë të rinj, më shumë forca të freskëta të përfshihen drejtpërdrejt në hapësirën vendimmarrëse të PS-së”, theksoi Rama.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha mbledh kryesinë e PD-së: Pezullimi i Ballukut çelte portat e ferrit për Ramën!

https://www.youtube.com/live/Q7iikI9ggfk?si=zKL8ebqTre7MxlDa&t=312 Kryedemokrati Sali Berisha ka mbledhur këtë të shtunë, më...

“Nga errësira lindi shpresa”, zëri i UÇK-së jehon në Shkup për drejtësi

Shkupi është mbushur sot me flamuj kuqezi, teksa qindra...

Inspektori i IKMT-së në Kukës kërcënon drejtorin e tij, arrestohet 33-vjeçari

Inspektori i IKMT-së pranë Drejtorisë Rajonale Kukës është arrestuar...

Veliaj bën padi të re në Kushtetuese: Të shpejtohet vendimi për daljen nga burgu, kryebashkiaku mungon në detyrë

Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj i kanë kërkuar Gjykatës...