Radoslaw Sikorski vizitë në Kiev për bisedimet e sigurisë

Më datë:

Ministri i Jashtëm i Polonisë  Radoslaw Sikorski   ka arritur në Kiev më 12 shtator për bisedime të sigurisë, disa ditë pasi në hapësirën ajrore të Polonisë u futën dronë rusë, ngjarje që nxiti shqetësime se pushtimi rus i Ukrainës mund të përhapet në shtete të tjera. Ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiha, publikoi fotografi të takimit të tij me homologun polak,  në një stacion treni në Kiev.

“Në dritë të përshkallëzimit të terrorit të Rusisë kundër Ukrainës dhe provokimeve kundër Polonisë, ne qëndrojmë të bashkuar”, shkroi Sybiha në rrjetet sociale.

This Could Be the Best Time to Trade Gold in 5 YearsIC Markets

Gold Is Surging in 2025 — Smart Traders Are Already InIC Markets

Sponsored Links

“Do të zhvillojmë bisedime të rëndësishme për sigurinë tonë të përbashkët, anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian dhe NATO si dhe për presionin ndaj Moskës”, shtoi ai.

Polonia dhe aleatët e saj të NATO-s rrëzuan dronë rusë që hynë në hapësirën ajrore polake të mërkurën, për herë të parë që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 2022.

Moska ka mohuar se ka shënjestruar Poloninë./REL

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Goxhobelli në konferencën në Tiranë: Digjitalizimi i kadastrës, hap kyç për integrimin europian”

Agjencia Shtetërore e Kadastrës zhvilloi për herë të parë...

“Hita takim me policinë në Kukës dhe Dibër: fokus sezoni turistik dhe siguria publike”

Sezoni turistik, siguria në shkolla, siguria rrugore, parandalimi i...

“Moska paralajmëron sulme të reja/ Lavrov: SHBA të largojë qytetarët nga Kievi”

Rusia ka rritur ndjeshëm kërcënimet ndaj Kievit, duke paralajmëruar...