Ra nga ura teksa e ndiqte policia, vdes tragjikisht “Miss Evropa-Kosova”

Më datë:

Në tentativë për t’i ikur policisë, një 27 vjeçare vdiq në mënyrën më tragjike të mundshme. Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për Güler Erdogan e cila sapo kishte marrë kurorën e “Miss Europa-Kosova”.

E reja pasi kishte festuar Bajramin me familjarët në qytetin e lindjes, kishte dalë me miqtë e saj në një klub nate. Ishte ky moment që shenjoi gjithçka. Policia e ndaloi teksa ajo i jepte makinës e dehur. Kur kuptoi se ishte në telashe, Güler doli nga makina dhe vrapoi në tentativë për t’u arratisur drejt një mbikalimi.

Humbi ekuilibrin dhe u rrëzua nga një lartësi rreth 15 metra, nga ura në autostradë. Fatkeqësisht, në atë moment ajo u përplas edhe nga një makinë që i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

Ajo ishte edhe modele me një sërë kontratash me brande të njohura, ndërsa nga Instagrami i saj janë hequr të gjitha fotot duke u zëvendësuar me një postim të familjes ku thuhet: “Mos besoni lajmet e rreme dhe informacionet që qarkullojnë për vdekjen e vajzës tonë. Ajo humbi jetën si pasojë e një aksidenti.”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...