Qyteti amerikan për herë të parë emëron shef policie një musliman turko-amerikan

Më datë:

Qyteti Paterson në New Jersey të SHBA-ve për herë të parë ka emëruar shef të policisë një musliman turko-amerikan.

Ibrahim “Mike” Baycora u betua me dorën e majtë në një kopje të Kur’anit si shef i 17-të i policisë së qytetit Paterson gjatë një ceremonie në bashkinë e qytetit.

Ceremonia filloi me himnin kombëtar dhe lutje në praninë e anëtarëve të komunitetit turk në New York dhe New Jersey, zyrtarëve të lartë të qeverisë lokale të Paterson-it si dhe familjes dhe të afërmve të shefit të ri të policisë.

Baycora vjen në vend të Troy Oswald, i cili u tërhoq në muajin shkurt.

Duke folur në këtë ceremoni, kreu i bashkisë Paterson, Andre Sayegh, përshëndeti të pranishmit në gjuhën turke.

“Në historinë e SHBA-ve Baycora do të jetë turku i parë si shef policie. Ai do të jetë muslimani i parë si shef policie në qytetin Paterson”, tha Sayegh, duke shtuar se SHBA ka bërë histori.

Baycora, nga ana e tij, tha se është krenar për kombësinë dhe origjinën e tij.

“Si fëmijë nga pjesa lindore e Paterson-it, që u rrit dhe ndoqi shkollën këtu, Paterson-i ka qenë shtëpia ime për pjesën më të mirë të gjysmë shekullit. Paterson-i ka qenë në gjakun tim tërë jetën dhe tani jam shef i policisë së këtij qyteti pas një karriere 32-vjeçare”, tha Baycora.

Duke folur për AA pas ceremonisë, Baycora tha se ndjehet i lumtur dhe i bekuar.

“Në këtë vend ka mundësi. Nuk ka rëndësi nga vjen”, u shpreh ai.

60-vjeçari Baycora erdhi në SHBA si foshnjë dhe u rrit në Paterson.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Supë me bizele dhe patate

Këtë perudhë që bizelet i gjeni dhe të freskëta...

CarPlay Ultra, pas Aston Martinit, do të vijë edhe te Hyundai, Kia dhe Genesis

Apple ka prezantuar CarPlay Ultra, gjeneratën e re të...

Metoda ideale për të larguar yndyrën në gjak

Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun...

Kombëtarja U21, pas miqësores me SHBA, anulohet edhe ajo me Japoninë në Antalia

Ndeshja miqësore mes kombëtares shqiptare të U21 dhe Japonisë...