18.5 C
Tirana

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mund të njoftojnë simptomat te mjeku amë

Më datë:

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, njoftoi se në rast se qytetarët kanë simptoma tipike të koronavirusit të ri (COVID-19), do të mund të lajmërohen tek mjekët e tyre amë.

Në një njoftim në rrjetet sociale, ministria bëri të ditur se qytetarët e vendit do të mund të paraqesin gjendjen e tyre te mjekët amë, në rast se kanë simptoma tipike të COVID-19, si ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.

“Mjekët amë, përmes një ankete epidemiologjike, do të përcaktojnë nëse ju duhet të testoheni apo jo. Nëse është e nevojshme, përmes sistemit ‘Moj Termin’ ata do të caktojnë kohën dhe vendin e saktë të testimit për ju”, tha ministria, duke shtuar se nga dje janë vënë në funskion 14 qendra të testimit në mbarë vendin.

Qendrat e testimit do të njoftohen nëpërmjet sistemit online “Moj Termin”, ndërsa me këtë hap në dispozicion janë vënë afër 1.200 mjekë amë, të cilët do të kyçen në procesin e diagnostikimit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Wanted! Në kërkim për grup kriminal, kapet në Britani 30-vjeçari

Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit...

Nga rezoluta pas fjalës së Çelës në Kuvend, zbardhen pikat e dakordësuara mes PS-PD

Teksa gjatë seancës së sotme pati debate të ashpra...

Dosja “Partizani”/ Dështon seanca për Berishën, ja kur do të mbahet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndaj kryetarit të Partisë...

TEKNOLOGJI – Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

 Autoriteti australian i konkurrencës njoftoi se po ndërmerr veprime...