11.5 C
Tirana

Qepa e kuqe efektive në luftën kundër kancerit

Më datë:

Qepa ka veti të mëdhaja ushqyese dhe i shërben për mrekulli organizmit të njeriut, por përveç kësaj ajo shquhet edhe për luftën kundër kancerit.

Një studim i bërë ka treguar se sa janë efektive qepët e kuqe në luftën kundër kancerit, transmeton lajmi.net.

Profesori i inxhinierisë Suresh Neethirajan dhe studenti i doktoratës Abdulmonem Murayyan testuan pesë lloje qepësh të rritura në Ontario dhe zbuluan se varieteti i qepës Ruby Ring doli në krye.

Studimi i Guelph zbuloi se qepa e kuqe jo vetëm që ka nivele të larta të kuercetin, por edhe sasi të larta të anocianinës, gjë që bëjnë të luftohet kanceri, tha Murayyan, autori kryesor i studimit.

Botuar kohët e fundit në International Research Food, studimi përfshiu vendosjen e qelizave të kancerit të zorrës së trashë në kontakt të drejtpërdrejtë me kuercetinin të nxjerrë nga pesë varietetet e qepëve të ndryshme.

“Antocianina është thelbësore në sigurimin e ngjyrës së frutave dhe perimeve, kështu që ka kuptim që qepët e kuqe, të cilat janë me ngjyrë më të errët, do të kishin fuqinë më të madhe të luftonin kundër kancerit”, tha autori i studimit.

Përmbajtja e siguruar nga Universiteti i Guelph.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Transparenca e pagave po përparon në Evropë dhe ngre pyetje për praktikat zvicerane

Pagat, një temë tabu në Zvicër, po bëhen gjithnjë...

Shokon kryeministri sllovak: Trump m’u duk i rrezikshëm në takim, më shqetësoi gjendja e tij

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, u tha liderëve të...

Protesta e 24 janarit, AMP nis hetimet për shoqërimin e të miturit

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka nisur sot, 28...

Gent Gazheli jep dorëheqjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, ja kush e zëvëndëson

Ndryshime në qeveri! Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave,...