Buka e thekur për shëndetin e stomakut dhe tretjen e mirë

Më datë:

Kush nuk e pëlqen bukën e thekur, e sidomos në ditët e ftohta. E shoqëruar me gjalpë të freskët apo djathë, një mrekulli për çdo vakt të ditës. Por përveç shijes së saj, buka e thekur sipas të dhënave është zgjidhja e duhur për sistemin tretës.

Tretja

Nëse e krahasojmë me bukën e thjeshtë, buka e thekur tretet më shpejtë nga organizmi ynë. Gjithçka lidhet me niseshtenë që gjendet tek buka. Ky përbërës ka disa molekula të cilat kur janë në kontakt me nxehtësinë ndryshojnë strukturën e tyre. Ndryshimi është pikërisht ai që i jep dhe lehtësinë sistemit tretës që ta shpërbëjë bukën e thekur.

Për më tepër duke qenë se është më krokante, ajo arrin të përthithë acidet dhe lëngjet e tepërta të stomakut. Kështu kthehet në një produkt ideal për të gjithë ata që vuajnë nga ulcera, refluksi apo gastriti. Për personat që kanë probleme me tretjen e ngadalësuar të ushqimeve, buka e thekur është një mënyrë për t’i ardhur në ndihmë këtij problemi. Duke qenë se ajo tretet shpejt, shmanget fryrja e stomakut, dhe kështu lehtësohet procesi i shpërbërjes së ushqimit të konsumuar.
Yndyrnat

Buka përmban një sasi të konsiderueshme yndyrnash. Të dhënat tregojnë se thekja ul përmbajtjen e yndyrnave të buka dhe e bën atë më të lehtë për organizmin.

Më Shumë Energji

Buka e thekur është e pasur me niseshte, e cila ofron shumë energji. Kjo e fundit është e domosdoshme kur organizmi kërkon të përpunojë ushqyesit.

Të Përzierat

Kombinimi i një gote me qumësht dhe një fete bukë të thekur me pak gjalpë ose vaj krijon një trajtim efikas kundër të përzierave. Megjithatë, një trajtim i tillë nuk rekomandohet nëse jeni prekur nga virozat, sepse produktet e bulmetit nuk ndërveprojnë mirë në organizëm gjatë kësaj sëmundjeje. Buka më e shëndetshme që rekomandohet, sipas të dhënave është ajo e përgatitur me drithëra të plota. Një bukë e tillë është e pasur me ushqyes dhe vlerat e saj rriten gjatë thekjes./AgroWeb.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mesazhe provokuese në prag të protestës për gjuhën shqipe në Shkup

Çlirim Iseni, student dhe një nga organizatorët e protestës...

Kosovë, numrat me të cilët do të garojnë subjektet politike në zgjedhjet e 7 qershorit

/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë tërheqjen e...

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë rrezikun e padukshëm të sëmundjeve të zemrës

Një grimcë e trashëguar në gjak, që zakonisht nuk...

Alarm i ri për shpërthimin vdekjeprurës të Ebolës në Afrikë, 80 të vdekur

Një alarm i ri shëndetësor është ngritur pas një...