29.5 C
Tirana

Qelizat staminale mund të kurojnë paralizën

Më datë:

Një njeri i paralizuar ka arritur të ngrihet në këmbë. Falë një trajtimi me qeliza staminale të riprogramuara, pra qelizat të rritura që rikthehen në gjendje të ngjashme me atë embrionale, e që mund të kthehen në tipologji të ndryshme.

Edhe 3 pacientë të tjerë me të njëjtin problem, kanë bërë progres të dukshme në lëvizjen e muskujve të gjymtyrëve.

Këto janë rezultatet e para të fazës eksperimentuese që nisi në vitin 2019 pranë Universiteti Keyo të Tokyos dhe u bënë të ditura në një konferencë për shtyp, por ende nuk janë publikuar.

Të katër pacientët janë meshkuj dhe kërkuesit kanë marrë qeliza staminale në gjendje të prodhonin lloje të ndryshme qelizash nervore dhe kanë injektuar rreth dy milion në vendin e dëmtuar të çdo pacienti.

Në të gjitha rastet, ndërhyrjet janë kryer pak kohë pas incidentit respektiv, 2-4 javë nga dëmtimi.

Qëllimi i studimit, në këtë rast nuk ishte efikasiteti i terapisë, por vlerësimi i sigurisë dhe mungesës së efekteve te mundshme anësore.

Tani do të nisë faza tjetër e eksperimentimit më të gjerë, për të kuptuar më  thellë nëse qelizat staminale vërtet arrijnë të riparojnë dëmtimet dhe cilat tipologji lëndimesh i përgjigjen më mirë kësaj terapie specifike.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shkurtimi i shpenzimeve, Senati miraton planin e Trump

Një tjetër fitore e Donald Trump. Dhoma e Përfaqësuesve...

Sherri që shkrehi armën/ Shpallen në kërkim katër persona në Sarandë 

Policia ka dokumentuar ngjarjen e ndodhur dje, më 17 korrik...

Vjosa Osmani: Serbia po lëviz në kufi me qëllim destabilizimin e Kosovës!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten,...

Financat: Të ardhurat u rritën me 6.7% në 6 mujorin e parë të vitit

Ministria e Financave ka publikuar këtë të premte, më...