8.5 C
Tirana

Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet 62-vjeçari në Tiranë

Më datë:

Policia e Tiranës ka arrestuar këtë të hënë, më 8 shtator, një 62-vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri në automjet.

Sipas uniformave blu, personi me inicialet D.B. kishte për qëllim shitjen dhe u kap në flagrancë, në rrugën “Mine Peza”. Në makinë ndodheshin 1 armë zjarri automatike me municion, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të hetimeve dhe kontrolleve, me objektiv goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, finalizuan operacionin ‘Blic’, gjatë të cilit vunë në pranga shtetasin R. B., 62 vjeç, banues në Tiranë.

Ai u kap në flagrancë, në rrugën ‘Mine Peza’, duke lëvizur me një automjet tip ‘Benz’, në të cilin mbante dyshohet me qëllim shitjen, 1 armë zjarri automatike me municion.”, tha Policia.

Ndërkohë vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë personat e përfshirë në këtë rast.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Arrestohet 53-vjeçari në Tiranë, kapet duke shitur kanabis një të mituri”

Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi u kap...

“Lamallari: Buxheti i Ministrisë së Drejtësisë 15 miliardë lekë, pjesa më e madhe shkon për burgjet”

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka folur këtë të...

Xhemal Qefalia emërohet zv/ministër i Brendshëm

Mëngjesin e  sotëm është mbajtur mbledhja e qeverisë ku...

Braçe kritika për deficitin buxhetor: Investimet publike duhet të jenë tre herë më shumë

Në komisionin e Ekonomisë u diskutua për deficitin dhe...