Putin: Rusia nuk bën përgatitje për të luftuar

Më datë:

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se Rusia nuk bën përgatitje për të luftuar me askënd, dhe se janë duke u munduar të realizojnë kushtet e nevojshme që askush mos të mendoj për luftën (AA).

Putin në intervistën për TASS, dha deklarata në lidhje me prodhimin e armëve.

Ai tërhoqi vëmendjen në fuqinë e ushtrisë ruse. “Nuk bëjmë përgatitje për të luftuar me askënd. Gjithashtu mundohemi të krijojmë kushtet e nevojshme që askush mos të mendojë për idenë e luftës”, tha Putin.

Presidenti rus tha se vendi i tij për herë të parë në histori prodhoi armë që nuk ka në botë. “SHBA mundohet të arrijë tek ne në lidhje me armët. Kjo asnjëherë nuk ka ndodhur në histori”, u shpreh ai.

Putin gjithashtu rikujtoi se është duke përfunduar Marrëveshja për Zvogëlimin e Armëve të Reja Strategjike (New START) që u nënshkrua mes SHBA dhe Rusisë në vitin 2010, duke theksuar se duhet rinovuar kjo marrëveshje.

Ai theksoi se duhet të rruhet ekuilibri në aspektin strategjik.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritja paqësore do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta...

Begaj takohet me kongresmenin amerikan, fokus stabiliteti në rajon

Presidenti Bajram Begaj ka takuar gjatë një vizite në...

Osum: Gjendet trupi i 73-vjeçares së zhdukur, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat,...