Putin falenderon Korenë e Veriut për ndihmën ushtarake në luftimin e ukrainasve

Më datë:

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka falenderuar trupat e Koresë së Veriut për ndihmën e dhënë në luftimin e forcave ukrainase në territorin Kursk të Rusisë.

Putin është shprehur se ushtarët e Koresë së Veriut, me heroizëm dhe përkushtim, kanë luftuar “krah për krahë me luftëtarët rusë, për të mbrojtur atdheun tonë si të tyren”, siç raporton AP News.

Rusia pretendon se rajoni i Kursk është rimarrë plotësisht nga trupat ruse pasi forcat ukrainase pushtuan aty vitin e kaluar. Një pretendim i tillë i Rusisë sakaq është mohuar nga Ukraina, e cila shprehet se në Kurksk ende po luftohet.

Sipas zyrtarëve të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, Koreja e Veriut ka dërguar rreth 10 000 – 12 000 trupa në Rusi vjeshtën e vitit 2024. Një gjë e tillë sakaq nuk është konfirmuar apo mohuar nga Koreja e Veriut deri ditën e hënë.

Midis Rusisë dhe Koresë së Veriut ekziston një traktat mbrojtës, të nënshkruar në qershor 2024, që parashikon ndihmën e menjëhershme ushtarake nëse ndonjë prej këtyre shteteve sulmohet.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Komisioni “Territorialja” me debate, Mazniku dhe Boçi përplasen për fjalën

Seanca dëgjimore e Komisionit për Reformën Administrative dhe Territoriale...

Ulqin: Zbardhet identiteti i viktimës nga Lezha në ngjarjen e rëndë

Një 36-vjeçare nga Lezha dyshohet se u vra nga...

NATO drejt rritjes së kapaciteteve ushtarake pranë kufirit rus

NATO po shqyrton forcimin e strukturës së komandës në...

Të shtunën Kuvendi Kombëtar i PD, çfarë pritet të ndryshojë në statut

Partia Demokratike mbledh të shtunën Kuvendin Kombëtar.  Organizmi i demokratëve....