Punime në aksin Tiranë-Durrës, ARRSH: Devijohet trafiku më 14 dhe 15 gusht

Më datë:

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se më 14 dhe 15 gusht 2026, nga ora 23:00 deri në 05:00, do të aplikohet devijim i përkohshëm i trafikut në autostradën Tiranë-Durrës, për shkak të montimit të trarëve metalikë të mbikalimit të ri të Kasharit.

Ndërhyrja kryhet në kuadër të punimeve për objektin “Zgjerimi i Superstradës Tiranë-Durrës (Faza III)”.

Sipas ARRSH-së, për realizimin e punimeve dhe garantimin e sigurisë rrugore do të bllokohen dy korsitë e aksit kryesor në drejtimin Tiranë-Durrës.

Gjatë orarit të punimeve, trafiku i mjeteve që udhëtojnë drejt Durrësit do të devijohet në dy korsitë e anës së majtë të autostradës. Këto korsi do të funksionojnë përkohësisht si rrugë me dy drejtime lëvizjeje.

Ndërkohë, mjetet që kanë destinacion Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës do të vijojnë lëvizjen pa pengesë, sipas njoftimit të ARRSH-së.

Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes gjatë këtij intervali dhe kërkoi mirëkuptimin e bizneseve dhe banorëve të zonës për ndërhyrjen e planifikuar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Paralajmërim për qytetarët/ AMA: “AlbKanale” jashtë funksionit, mos bëni pagesa në aplikacion

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka paralajmëruar publikun për një...

Siguria në sezonin turistik/ Lamallari dhe Gonxhja inspektojnë masat në Sarandë

 Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ministri i...

Shkeljet rrugore në Gjirokastër/ Mbi 1900 masa administrative, 6 shoferë në procedim penal

Policia Rrugore e Gjirokastrës ka intensifikuar monitorimin në të...

Përplasje për koncesionin e Aeroportit të Vlorës/ MABCO kërkon negociata me MIE

MABCO Constructions ka kundërshtuar zyrtarisht vendimin e Ministrisë së...