“Punë heroike dhe atdhetare”/ Meta falenderon reporterët e terrenit, operatorët, dhe stafet teknike

Më datë:

Në një postim në Facebook, presidenti i Republikës, Ilir Meta ka falenderuar të gjithë gazetarët, në veçanti reporterët e terrenit, operatorët, dhe stafet teknike, të cilët paavrësisht situatës së pazakontë vazhdojnë punën e tyre, për të përcjellë te publikë gjithë çfarë ndodh jashtë shtëpive të tyre.

“Falenderoj me mirënjohje të gjithë gazetarët, në veçanti reporterët e terrenit, operatorët, dhe stafet teknike, që në këto momente të vështira po bëjnë një punë të shkëlqyer heroike dhe atdhetare në shërbim të informimit publik, transparencës dhe mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari në Republikën e Shqipërisë! 
Mbështetje dhe solidaritet të plotë edhe me familjet e tyre!
SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI!  “- shkruan Meta.

Ju kujtojmë se në ditët e shkuara, Meta ka shprehur falenderime edhe ndaj bluzave të bardha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rritet numri i të prekurve nga Hantavirus

Alarmi nga virusi vdekjeprurës Hantavirus ka vënë në lëvizje...

Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, PS kërkon heqjen e kufizimeve për ligjet e ‘përafrimit me BE’

U zhvillua sot mbledhja e Këshillit për Rregulloren dhe...

Babai i 21-vjeçares flet për ngacmime të përsëritura nga mjeku

Lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në...

Çmimi i naftës rritet pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran

Çmimet e naftës vijuan rritjen në fillim të javës,...