Pulë e Pjekur në Kripë të Ashpër – Receta me Shijen më të Mirë

Përgatitja e pulës së pjekur në kripë është vërtetë një nga metodat më të lehta pasi duhen shumë pak përbërës.

Karakteristika e këtij gatimi është shtresa e kripës e cila e ruan mishin e pulës gjatë pjekjes.

Në brendësi të kësaj shtrese nxehtësia e furrës shpërndahet dalëngadalë, dhe temperature është gjithmonë konstante.

Me këtë metodë mishi i pulës mbetet shumë i butë dhe plot lëng.

Veçantia e gatimi është pikërisht që mishi i pulës nuk humbet shijen e tij dhe nuk kërkon yndyrë shtesë.

Prandaj mund ta konsideroni dhe mënyrën më të shëndetshme të gatimit të mishit të pulës.

AgroWeb.org ju tregon recetën krejt të thjeshtë të pulës së pjekur në kripë, kështu ju mund ta përgatisni që sot.

Përbërësit

4 kg kripë e trashë

1 degë sherebelë dhe rozmarinë (sipas dëshirës)

1 pulë rreth 1 kg

1 thelbi hudhër

Përgatitja

Merrni një tavë dhe hidhni rreth një kile e gjysmë kripë në fundin e saj, duke krijuar një shtresë të plotë.

Pasi të keni shpëlarë dhe pastruar pulën degëzat e sherebelës dhe rozmarinës futini brenda saj.

Të njëjtën gjë bëni dhe me hudhrën.

Më pas vendoseni pulën mbi kripë dhe mbulojeni tërësisht me kripën e mbetur.

Nëse dëshironi mund t’ia lidhni pulës këmbët, kështu kripa nuk futet në brendësi të saj.

AgroWeb.org ju sugjeron që nëse kripa nuk ju del për ta mbuluar pulën mund të shtoni sasinë.

Pjekja me kripë është një metodë e cila i shton shijen mishit të gatuar në këtë mënyrë dhe mishi merr aq kripë sa duhet për shijen.

Tavën vendoseni për t’u pjekur në furrën e parangrohur me 190 gradë përreth një orë e gjysmë.

Pasi të ketë kaluar koha e nevojitur, nxirreni tavën dhe hiqeni pulën nga kripa.

Hiqini dhe erëzat dhe hudhrën dhe lëreni në një pjatë të madhe.

Mjafton ta ndani në pjesë dhe ta shërbeni për të shoqëruar patatet e furrës, apo sallata me perime të stinës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi