PS bllokon arrestimin e Ballukut, Këlliçi thirrje për 12 mars: Të shpëtojmë vendin

Më datë:

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, reagoi pas vendimit të PS-së lidhur me kërkesën për kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Balluku, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po pengon drejtësinë dhe po mbron aferat korruptive të qeverisë.

Sipas Këlliçit, Rama vendosi të ruajë imunitetin përballë drejtësisë “me forcën e kartonave” në Kuvend, duke u treguar shqiptarëve se është mbi ligjin dhe i pabarabartë me qytetarët e tjerë. “Duke zgjedhur të mbrojë aferat e tij korruptive dhe bashkëpunëtoren më të ngushtë, Edi Rama sfidoi drejtësinë dhe integrimin europian të vendit, si dhe hodhi një hap tjetër në përshkallëzimin e tensionit politik në vend”, deklaroi ai.

Deputeti demokrat tha se ky është një vendim kundër Shqipërisë, i marrë për të ruajtur karrigen dhe për të mbrojtur interesat personale të kryeministrit. Sipas tij, me këtë vendim Rama po pengon drejtësinë, një proces që -sipas Këlliçit – nisi që në momentin kur në Kuvend mbërriti kërkesa për arrestimin e Ballukut nga SPAK.

Këlliçi shtoi se zvarritjet dhe sulmet ndaj SPAK kulmuan me vendimin për të rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa theksoi se Shqipëria nuk e kaloi “testin kritik”, siç – sipas tij – ishte cilësuar nga Brukseli.

REAGIMI
Shqipëria nuk e kaloi testin kritik, bashkohemi më 12 mars të shpëtojmë vendin! Edi Rama vendosi sot të ruajë imunitetin përballë drejtësisë me forcën e kartonave që ka në Kuvend. Edi Rama u tha të gjithë shqiptarëve se ai është mbi ligjin dhe nuk është i barabartë me qytetarët. Duke zgjedhur të mbrojë aferat e tij korruptive, dhe duke mbrojtur bashkëpunëtoren më të ngushtë, Edi Rama sfidoi drejtësinë dhe integrimin europian të vendit, si dhe hodhi dhe një hap tjetër në përshkallëzimin e tensionit politik në vend.

Ky akt është një vendim kundër Shqipërisë, vetëm e vetëm që Edi Rama të ruajë karrigen e lëkurën e tij. U dëshmua haptazi dhe sot se qendrimet e përbetimet e tij për drejtësinë kanë qënë një propagandë e ulët që ra, në rastin më të parë kur hetimi shkoi në paradhomën e tij. Me vendimin që shpalli sot, Edi Rama konkludoi pengimin e drejtësisë, një kurs që nisi që ditën e parë kur mbërriti në Kuvend kërkesa për arrestimin e Belinda Ballukut.

Të gjitha zvarritjet dhe sulmet e vazhdueshme ndaj SPAK kulmuan me vendimin sot për të rrëzuar kërkesën e Strukturës së Posaçme anti-korrupsion. Testin kritik, siç e cilësoi këtë Brukseli, Shqipëria sot nuk e kaloi. Tanimë është e qartë për çdokënd. Edi Rama është gati të marrë peng vendin dhe të ardhmen e tij, për të shpëtuar nga drejtësia, për të shpëtuar nga burgu që e pret. I ngelet qytetarëve, i ngelet shqiptarëve të thonë fjalën e fundit. Me 12 mars, bashkohemi para Kuvendit, e të shpallim se Shqipëria nuk është plaçkë e një kryeministri të korruptuar e të lidhur me krimin e kartelet.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

LVV dorëzon në Kushtetuese dekretin e presidentes për shpërndarjen e Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar  sot në Kushtetuese ankesën lidhur...

Çmimet u rritën në shkurt, inflacioni arriti nivelin më të lartë në shtatë muaj

Çmimet u rritën në shkurt, inflacioni arriti nivelin më...

Konflikti familjar në Durrës përfundon me arrestimin e 44-vjeçarit

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 44-vjeçar...

Berisha kritikon PS: Refuzimi për Ballukun, goditje për drejtësinë

“Të nderuar qytetare dhe qytetarë, sapo dëgjuat tërkuzën koprolalike...