Belinda në qendër të debatit, Rama: Opozita kërkon burg pa gjyq

Më datë:

Kryeministri Edi Rama teksa sulmoi opozitën, deklaroi se kjo e fundit e do Belinda Ballukun në burg. Ai tha para socialistëve se Ballukun e duan në burg, pa prova dhe fakte, ndërsa shtoi se akuzat në drejtim të saj janë të pabaza, duke shtuar se nuk është marrë në konsideratë prezumimi i pafajësisë.

“Duan Ballukun në burg edhe pa u hapur dera e gjyqit, dua t’u bëj një pyetje, ku dallojmë ne shqiptarët e sotëm pavarësisht bindjeve e simpatie tona njerëzore e politike nga ata që dje e deshën me doemos të pushkatuar gjyshin e saj.

Pasi ua bëri fillimisht gjyqin në media dhe I dënoi në emër të popullit pa u dhënë të drejtën të mbrohen në sytë e popullit.

Kjo nuk është një pyetje që e bëj sot për të mbrojtur Ballukun, sepse nuk jam avokati I askujt përballë një akuze të ngritur nga prokuroria, por për të mbrojtur të vërtetën e madhe të drejtësisë sepse jam kryeministër i këtij vendi.

E vërteta e madhe quhet prezumimi i pafajësisë, si parakusht absolut i çdo hetimi dhe procesi dhe si vijë e prerë ndarëse mes drejtësisë dhe arbitraritetit”, tha ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mali i Krujës shpëton nga flakët, zjarri vihet nën kontroll

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se zjarri masiv në...

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, viktima shërbente në Forcat e Armatosura

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë...

Arktiku po humbet “betejën” me ngrohjen globale, arrihet rekordi historik

Ngadalësimi i shkrirjes së akullit në Arktik, i vërejtur...

Rizoto me fileto pule dhe perime

Kjo recetë u përgatit nga Gatime shqiptare Përbërësit: 1 fileto...