Provokim i rëndë në Srebrenicë, postera të gjeneralit famëkeq serb Ratko Mlladiçit me mesazhin “Nuk kishte genocid”

Më datë:

Aktivistët e Shoqatës “Alternativa Lindore” kanë provokuar në qytetin e Srebenicës duke ngjitur disa postera të gjeneralit famëkeq, Ratko Mladic. Në postera shkruhej: “Nuk kishte genocid” dhe “Do Zoti të jetojë dhe të jetë i shëndetshëm për ne”.

Posterët mbështetës për të dënuarin me burg përjetë u hoqën menjëherë pasdite, por u publikuan në rrjete sociale nga imami i Srebrenicës, Ahmed Hrustanoviç. Posterët u hoqën pasdite – njoftoi në Facebook imami i Srebrenicës Ahmed Hrustanoviç.

Gjykata e Hagës dënoi dy vjet më parë Ratko Mladic, ish-komandant i Ushtrisë së Republika Srpska, me burgim të përjetshëm për gjenocidin e kryer në Srebrenicë.

Çfarë është masakra e Srebenicës?

Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës kanë hyrë në Srebrenicë, në zonën që ishte shpallur e sigurt nga Kombet e Bashkuara. Në ditët që kanë pasuar, ata kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë, ndërsa trupat e tyre i kanë hedhur në gropa në pyjet përreth.

Masakra e Srebrenicës është cilësuar si më e rënda në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës është njohur si gjenocid.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merz mbështet integrimin gradual

Dy javë para samitit të liderëve të shteteve të...

Kos në Malin e Zi, kërkon bashkëpunim për reformat

Në ceremoninë festive të 20 vjetorit të pavarësisë së...

Martohet për herë të katërt vëllai i Princeshës Diana

Vëllai më i vogël i Princeshë Dianës, Charles Spencer,...

Raporti i IBAR kalon fazën teknike, pritet të miratohet nesër nga ambasadorët e BE-së

Më datë 26 maj pritet të mbahet Konferenca e...