Protestat para ambasadës amerikane në Bagdad vazhdojnë edhe në ditën e dytë

Më datë:

Grupet e afërta me Iranin në Irak edhe në ditën e dytë vazhdojnë protestat para ambasadës së Shteteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Bagdad.

Mbështetësit e forcës milice shiite Hashd al-Shaabi dhe Kataib Hezbollah edhe sot kanë vazhduar të mblidhen para ambasadës amerikane në Zonën e Gjelbër të kryeqytetit të vendit, Bagdad.

Për t’i shpërndarë protestuesit që brohorisin slogane antiamerikane, forcat e sigurisë kohë pas kohe hedhin gaz lotsjellës dhe shok-bomba.

Personat e ndikuar nga gazi me ambulanca transportohen nëpër spitalet përreth.

Përreth Zonës së Gjelbër vazhdojnë të merren masa të larta të sigurisë dhe nuk lejohet hyrja e askujt në zonë, përfshirë edhe gazetarët, përveç zyrtarëve qeveritarë dhe personave të afërt me Hashd al-Shaabi.

“Të anulohet marrëveshja e sigurisë me SHBA-në”

Ndërkohë, deputeti i Koalicionit shiit Fatah i afërm me Iranin, Saad Khazali, në një deklaratë për mediat lokale tha se në kuvend kanë filluar të mbledhin nënshkrime për anulimin e marrëveshjes strategjike për siguri të nënshkruar mes SHBA-së dhe Irakut.

“Do të punojmë me gjithë fuqinë tonë që të merret një vendim për nxjerrjen e forcave amerikane nga vendi”, tha ai.

Dje gjatë ditës, mijëra irakianë sulmuan kompleksin e ambasadës amerikane, duke protestuar kundër sulmeve ajrore të fundjavës në Irak dhe Siri kundër milicisë Kataib Hezbollah që la të paktën 25 luftëtarë të vrarë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Flamingo Mirror”/ Rama zbulon dosjet “Narta-Sazan” dhe “KAYO”

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot platformën “Flamingo Mirror”,...

“Kërcet plumbi, të ikën koka”/ Berisha: Hyseni ka qenë në vilën e Agasit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se...

Denoncimi i të miturave, Erind Xhaferi përballet me gjykatën në Fier

Ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të...

“Duhet të prijmë protestat”, Blushi kritikon opozitën

Sekretari i Përgjithsëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi,...