20.5 C
Tirana

Protesta të dhunshme në rrugët e Bukureshtit

Më datë:

Bukureshti kaloi një natë të trazuar, pasi mbështetësit e kandidatit të së djathtës radikale Călin Georgescu u përleshën me policinë jashtë selisë së komisionit të zgjedhjeve. Mijëra mbështetës protestuan dhunshëm pasi komisioni zgjedhor nuk e regjistroi si kandidat për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në Maj.

Călin Georgescu

Komisioni argumentoi se 62-vjeçari nuk i përmbush kriteret për t’u regjistruar në zgjedhje. Ai është nën hetim për “deklarim të rremë të të burimit të të ardhurave të fushatës“, i panjohur më parë në publik, renditja e papritur në krye e tij në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të Nëntorit, bëri që Gjykata Kushtetuese ta anulonte gjithë procesin. Vendimi u mor pasi shërbimet vendase të inteligjencës zbuluan se ai ishte mbështetur fshehurazi nga Moska, përmes të paktën 800 profileve të dyshimta në TikTok. 

Georgescu kishte paralajmëruar ndërprerjen e ndihmës financiare për Ukrainën. Për këtë arsye, u vlerësua se zgjedhjet cenonin sigurinë e vendit.

Në një reagim pas përjashtimit nga zgjedhjet e Majit, Georgescu tha në Facebook se Rumania është nën sundimin e tiranisë. Në mbështetje të tij doli edhe miliarderi Elon Mask, në rolin e këshilltarit të presidentit amerikan Donald Trump për të cilin vendimi i autoriteteve është “i çmendur”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...

Mashtrim me prokurë, i mori paratë nga llogaria e të burgosurit, nën hetim avokati Arben Lena

Prokuroria e Korçës po heton avokatin Arben Lena, pasi...

Policia arreston të shumëkërkuarin për grabitje me armë, në pranga dhe dy të rinjtë 

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Identikiti”,...