Hap historik për Kosovën: Jepet drita jeshile për fazën e radhës të Lojërave Mesdhetare

Më datë:

Prishtina ka marrë sot një konfirmim të rëndësishëm në rrugëtimin drejt organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030.

Në Asamblenë e Jashtëzakonshme të ICMG-së u miratua prezantimi i propozimit dhe vazhdimi i përgatitjeve, duke shënuar një hap të madh për kryeqytetin dhe gjithë Kosovën.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u shpreh se qyteti po ecën me siguri drejt 2030-ës me vizion të qartë, plan konkret dhe energjinë e një gjenerate që beson se mund të bëjë histori.

Përmes një reagimi në Facebook, ai theksoi se Lojërat Mesdhetare nuk janë vetëm sport, por një projekt i madh zhvillimor që sjell urbanizim modern, infrastrukturë të re, mundësi për të rinjtë dhe një dritare të gjerë për ta prezantuar Prishtinën para botës.

Rama falënderoi Komitetin Olimpik të Kosovës, Administratën e Kryeqytetit dhe Qeverinë e Kosovës për përkushtimin e tyre, si dhe Qeverinë e Shqipërisë dhe Komitetin Olimpik të Shqipërisë për bashkëpunimin që i siguron Prishtinës qasje në det, duke e forcuar dimensionin mesdhetar të projektit. Ai përfundoi se puna e madhe sapo ka nisur dhe se vetëm së bashku mund të arrihen rezultatet që i duhen Prishtinës dhe vendit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U dënua me 1 vit burg, Edison Memolla rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, i është drejtuar Gjykatës...

Trump akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit mes pasigurive për bisedimet

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar në një...

Policia mohon rrezikun për fëmijët në Tiranë pas identifikimit të dy shtetaseve iraniane

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ku pretendohej...

Drejtësi për Liridona Ademajn, dënim maksimal për të akuzuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me burgim...