12.5 C
Tirana

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet për tri orë aksi Kakavijë-Janinë

Më datë:

Aksi rrugor Kakavijë-Janinë në kryqëzimin e fshatit Kallpaq do të jetë sërish sot i bllokuar për disa orë për shkak të protestës së fermerëve grekë.

Policia Kufitare Kakavijë bëri të ditur se “është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë-Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët”.

Sipas policisë do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Raste alarmante në familje: 30-vjeçarja dhunohet nga vëllai dhe xhaxhai”

Dhunë në familje në Këlcyrë. Mësohet se një 30-vjeçare pas...

Rama ngre në piedestal ministren e IA dhe kujton se nga u frymëzua për Diellën

https://www.youtube.com/live/vzXa4QMc2vY?si=2Ko1Dv6mtv3bUiAx Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në panelin e...