Protesta e banorëve në aksin Librazhd-Elbasan, policia procedon 5 persona: Organizuan një manifestim të paligjshëm

Më datë:

Tensione ka pasur në protestën e organizuar ditën e djeshme nga banorët e fshatrave të njësisë administrative Polis.

Protestuesit kanë bllokuar qarkullimin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, ndërkohë që policia ka shoqëruar disa prej tyre në komisariat. Shkak i protestës ka qenë bllokimi i rrugës hyrëse dytësorë në fshatin Mirakë.

Policia njofton se në lidhje me ngjarjen e djeshme, janë proceduar pesë persona për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të Paligjshme”.

“Komisariati i Policisë Librazhd referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: A. M., 38 vjeç, S. T., 21 vjeç, E. M., 23 vjeç, E. A., 28 vjeç dhe B. Rr., 36 vjeç, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të Paligjshme”, pasi ditën e djeshme, në fshatin Mirakë, kanë organizuar një manifestim të paligjshëm, me pretendimin se rruga që po bëhet nuk ka hyrje në fshat”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ambasadorja e SHBA-ve në Ukrainë jep dorëheqjen mes ngecjes së përpjekjeve për armëpushim

Ambasadorja në detyrë e SHBA-ve në Ukrainë do të...

Shqipëria marrëveshje me Poloninë për sigurimet shoqërore

Qeveria shqiptare ka vijuar këtë të mërkurë, më 29...

Laert Haxhia në qendër të dëshmisë, i penduari zbulon detaje për porositë e atentateve

Teksa sot është seanca në GJKKO, Laert Haxhiu, i...

Osmani: Rrugët që mbyllen nga padrejtësitë, hapen nga populli

Për shpërndarjen e Kuvendit dhe vendimin që Kosova të...